Dy shtetas shqiptarë, të shpallur në kërkim për vrasje janë kapur nga policia greke për llogari të Interpol Tiranës në Greqi. Në date 11.12.2018, policia e Peristerit ka kapur një 53-vjeҫar, shtetas shqiptar i kërkuar për “vrasje në bashkëpunim” ndërsa nga policia e Athinës u kap një shqiptar 52 vjeҫ i kërkuar për “vrasje me paramendim” dhe “armëmbajtje pa leje”. Policia njofton se ky i fundit është paraqitur me pasaportë false.
Njoftimi i Policisë
“Greqi, kapen dy te kerkuar nga Interpol Tirana per vrasje.
Ne dt.11.12.2018, nga policia e Peristerit eshte kapur nje shtetas shqiptar, 53-vjec, i kerkuar nga Interpol Tirana per “vrasje ne bashkepunim”.
Nga policia e Athines u kap nje shqiptar, 52-vjec, i kerkuar nga Interpol Tirana per “vrasje me paramendim” dhe “armembajtje pa leje”. Ky i fundit i paraqiti policise nje pasaporte false.”