Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Grabitja në Rinas, jepet pretenca për të akuzuarit

12:33 18/01/2019
Reading Time: 6 min lexim

Prokuroria për Krimet e Rënda lexon pretencën për të akuzuarit e grabitjeve të makinave të blinduara të bankave.

Pretenca

Dash Kupa 20 vjet

Ernest Kupa 19 vjet 8 muaj burg

Neim Avdylaj 20 vjet burg

Ditjon Memlika 5 vjet 8 muaj

Admir cerpja 5 vjet 8 muaj

Fatjon xhuliun 16 vjet burg

Dritan Sinani 16 vjet burg

Aleksander Murataj 16 vjet

DOSJA E PLOTE

Admir Nikaj (Murataj) i akuzuar për veprat penale “Vjedhja e bankave” më shumë se njëherë, “Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake” në formën e grupit të strukturuar, “Krijimit dhe pjesëmarrjes në grup të struktuaruar kriminal”,(dt 03.12.2015; 13.02.2015 dhe 09.02.2017) të parashikuar nga nenet 136/2, 278/1,28/4, 333/a/1, 2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

M Ç, të akuzuar për veprat penale “Vjedhja e bankave”, më shumë se njëherë (per episodet e datave 03.12.2015, 09.02.2017) “Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake” në formën e Grupit të strukturuar, “Pjesëmarrjes në grup të struktuaruar kriminal”, të parashikuar nga nenet 136/2, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
Fatjon Xhyliu, i akuzuar për veprat penale “Vjedhja e bankave”, në një epissod ( atë të datës 03.12.2015) “Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake” në formën e grupit të strukturuar, “Pjesëmarrjes në grup të struktuaruar kriminal”, të parashikuar nga nenet 136/1, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Dritan Sinani, Aleksandër Murataj të akuzuar për veprat penale “Vjedhja e bankave”, në një episod atë të datës 09.02.2017 “Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake” në formën e grupit të strukturuar, “Pjesëmarrjes në grup të struktuaruar kriminal”, të parashikuar nga nenet 136/1, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Episodi i parë i vjedhjes: Në Prokurorinë pranë Gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë, fillimisht është regjistruar procedimi penal nr. 9437 datë 03.12.2015 dhe janë kryer hetime në lidhje me episodin e parë të vjedhjes, fakt penal ky i ndodhur më datë 03/12/2015, ku rreth orës 13:30, është marrë njoftim se në segmentin rrugor Qafë Kashar-Rinas, në afërsi të kryqëzimit të fshatrave Bërxull-Domje është vjedhur me arme një automjet i llojit furgon, i blinduar, i shoqërisë së sigurisë “Rogat Security”, i cili në atë moment transportonte një vlerë të konsiderueshme të hollash. Automjeti në fjalë shoqërohej edhe nga një automjet tjetër, i llojit autoveturë, në të cilin ndodheshin rojet e shoqërisë së sigurisë “Rogat Security”.

Grabitia e parë e dhjetorit 2015
Mekanizmi i ngjarjes rezulton të ketë qenë i tillë që: mjeteve të shoqërisë private të ruajtjes dhe sigurisë u është prerë rruga nga një automjet i llojit foristradë, i cili është futur nga kryqëzimi i rrugës së fshatit Domje-Laknas në rrugën kryesore, ku në atë moment po kalonin mjetet me sasinë e të hollave. Si rezultat i veprimit të autorëve mbi mjetin e blinduar duke e goditur me automjetin e tyre, dhe duke qëlluar me armë për të kanosur punonjësit e shoqërimit të këtij mjeti, kanë arritur të vjedhin të gjithë sasinë e vlerës monetare që po transportohej. Nga shpjegimet e dhëna nga punonjësit e bankës dhe aktet e sekuestruara rezulton se shuma objekt vjedhje përbëhej nga GPB-1.800.000, USD-800.000, AUD 200.000, CAD-200.000.

Episodi i dytë i vjedhjes: Më datë 09.02.2017, rreth orës 12:00 dy automjete të blinduara të shoqërisë Sh.P.S.F “Jaguar Security” janë nisur nga Banka së bashku me punonjësit e kësaj shoqërie, për të transportuar një sasi vlerash monetare për në Rinas. Pasi makinat e blinduara janë futur në rrugën e Rinasit, në mes të makinave të blinduara është futur një automjet fuoristradë, i cili fillimisht i ka bllokuar rrugën makinës shoqëruese dhe më pas ka dalë mbrapa saj. Në këtë kohë nga një rrugë dytësore ka dalë një automjet tjetër, fuoristradë, i cili e ka goditur makinën e blinduar duke e ndaluar atë. Në këtë moment nga ky automjet kanë dalë disa persona të maskuar dhe armatosur, të cilët kanë qëlluar në drejtim të makinës së blinduar. Në të njejtën kohë nga dy persona të armatosur është sulmuar edhe makina e shoqërimit të automjetit të blinduar. Nga automjeti fuoristradë që ka përplasur makinën e blinduar kanë dalë dy persona, të cilët mbanin në duar çekiç (varre) dhe kanë goditur xhamin e parë të makinës. Pasi nuk është bërë e mundur thyerja e xhamit, autorët kanë goditur xhamin e derës së shoferit, duke e thyer atë dhe më pas nën kërcënimin e armëve kanë zbritur në tokë dy punonjësit e SHPSF-së dhe kanë filluar që të kërkojnë çelësat e kasafortës.

Grabitja e dyte, 9 shkurt 2017
Në të njëjtën kohë dy nga autorët e tjerë kanë arritur të neutralizojnë tre punonjësit e tjerë të SHPSF-së që ndodheshin në makinën shoqëruese. Pasi autorët nuk kanë arritur të gjejnë çelësin e kasafortës, me anë të një guri fresibël, të cilin e kishin në makinën e tyre, kanë thyer kasafortën dukë marrë nga aty 8 (tetë) thasë me vlera monetare dhe më pas janë larguar në drejtim të urës së Sharkës, në zonën e Vorës. Aty, kanë braktisur makinat dhe ju kanë vënë flakën automjetit tip Jeep Gran Sheroke dhe tip Chevrolet dhe janë larguar në drejtim të paditur me një makinë të tretë. Nga deklarimet e dhëna nga punonjësit e bankës shuma e cila është dërguar për shitje jashtë shtetit, dhe që ishte e vendosur në tetë thasët brenda në furgonin e transportit për në Rinas ka rezultuar të jetë: 2.4 (dy pikë katër) milion Euro, 200.000 (dyqindmijë) Dollarë amerikanë, 260.000 (dyqind e gjashtë dhjetë mijë) paund britanikë etj.

Episodi i tretë i vjedhjes: Më datë 13.02.2015 rreth orës 12.30 minuta sherbimet e policise kane marre njoftimin se ne vendin e quajtur tek ish “Stacioni i Trenit” pikërisht pranë bulevardit “Zogu i Parë” është vjedhur nën kërcënimin e armëve nga tre persona të maskuar banka ndërkohë që punonjësi i bankës dhe një nga punonjësit e sigurisë të SH.R.S.F-se “Euro Gjici”, po nxirrnin nga tuneli i kësaj banke një shumë të konsiderueshme parash për transportimin e tyre në drejtim të aeroportit të Rinasit. Nga materiali hetimor rezulton se shuma objekt vjedhje përbëhej nga 900.000 (nëntëqind mijë) franga zviceriane, 800.000 (tetëqind mijë) Paund Britanik si dhe 16.100 (gjashtëmbëdhjetë mijë e 100) Euro.

Grabitja e tretë, 13 shkurt 2015
Sipas akteve hetimore të grumbulluara për këtë ngjarje kriminale, rezulton se autorët e vjedhjes në momentin që kanë braktisur automjetin e SHRSF Euro Gjici, të marrë në vendngjarje e kanë braktisur atë dhe janë parë duke u futur në një automjet të llojit tip minifurgon me ngjyrë të bardhë, i cili është fiksuar nga kamerat e subjekteve tregtare që ndodhen në itinerarin e rrugës që kanë përshkruar edhe autorët e ngjarjes pas vjedhjes së bankës Union. Automjeti i dyshuar në ngjarjen e datës 13.02.2015 është i llojit monovolum; ngjyrë të bardhë; i dyshuar i tipit “Peugeot Partner”, tip i vjetër, me disqe të thjeshta, pa xhama anësore. Ky automjet është i ngjashëm me automjetin që rezulton i fiksuar edhe në ngjarjet e datave 03.12.2015 dhe 09.02.2017 të hyjë në shtëpinë e të pandehurit organizator Admir Nikaj, në fshatin Prezë, ka karakteristika pothuajse të njëjta me karakteristikat e automjetit të dyshuar ne ngjarjen e datës 13.02.2015.

Në vijim të kryerjes së veprimeve hetimore nga ana e organit procedues gjatë kontrollit të banesës së të pandehurit F. Xh, më datë 12/02/2017, brenda në banesë të tij, në Ngurrëz të rrethit Lushnje, në katin e dytë të saj, në dysheme, poshtë disa dërrasave të improvizuara si parket, që përkonin me vendin ku kishte deklaruar vetë i pandehuri F. Xhu, janë gjetur dhe sekuestruar (prc i datës 12.02.2017) me cilësinë e provës materiale, një sasi të hollash, të cilat në total janë 48 cope kartmonedha te prerjes 100 euro, 1430 copë kartmonedha të prerjes 20 pound (gjithsej 4800 Euro dhe 2860 GBP).

Sipas procesverbalit të këqyrjes dhe marrjes së provës materiale dhe atij të sekuestrimit të po të njëjtës datë 15.02.2017 rezulton se nga policia gjyqësore është vajtur për të këqyrur dhe marrë provën material në fshatin Karbunar të rrethit Vlorë, në ullishten në afërsi të banesës së N.A, janë gjetur të groposura dy tenxhere presioni të mbushura me para. Nga procesverbali I sekuestrimit rezulton se janë sekuestruar kartmonedha të prerjeve dhe llojeve të ndryshme në valutë, në total i janë sekuestruar 136.410 Euro, 11906 USD, 2400 Dollarë Kanadez, 3050 Dollarë Australian, dhe 2000 GBPaund. Ndërkohë që vëllait të të pandehurit N.A, shtetasit G.A me procesverbalin e datës 13.02.2017 i janë sekuestruar 10050 Euro si dhe vlera të tjera monetare.

Në këndvështrim të dispozitave penale për kualifikimin e veprimeve kriminale të personave nën hetim, arrijmë në konkluzionin se ata duhet të mbajnë përgjegjësi për vjedhjen e pasurisë bankare, në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe për armëmbajtjen pa leje parashikuar nenit 136, 278/1 dhe 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal, për aq raste sa është vërtetuar nga ky hetim.

Të lidhura

Dhunohet personazhi i njohur i rrjeteve sociale Genard Hajdini dhe babai i tij
Aktualitet

Dhunohet personazhi i njohur i rrjeteve sociale Genard Hajdini dhe babai i tij

Personazhi i njohur në rrjetet sociale, Genard Hajdini, dhe babai i tij janë dhunuar nga një person ende i paidentifikuar,...

13:47 06/08/2025
11 amendamentet e Partisë së Lirisë për Buxhetin antisocial të Qeverisë
Kryesore

SPAK mbylli hetimet, Meta kërkon lirimin nga qelia

Avokati i ish-Presidentit Ilir Meta ka kërkuar sot ndryshimin e masës së sigurisë, duke propozuar heqjen e “arrestit në burg”...

13:31 06/08/2025
Para

Kryemadhi paralajmëron: "S’ka më pritje, revolucioni po vjen"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Dhunohet personazhi i njohur i rrjeteve sociale Genard Hajdini dhe babai i tij

Dhunohet personazhi i njohur i rrjeteve sociale Genard Hajdini dhe babai i tij

13:47 06/08/2025
11 amendamentet e Partisë së Lirisë për Buxhetin antisocial të Qeverisë

SPAK mbylli hetimet, Meta kërkon lirimin nga qelia

13:31 06/08/2025
Shembet masivi i kromit, humb jetën minatori në Bulqizë

Shembet masivi i kromit, humb jetën minatori në Bulqizë

13:05 06/08/2025
Aksident i rëndë në rrethrrotullimin e Levanit, një viktimë dhe katër të plagosur

Aksident i rëndë në rrethrrotullimin e Levanit, një viktimë dhe katër të plagosur

12:23 06/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.