Ditën e sotme është regjistruar një grabitje në aksin rrugor Milot-Rrëshen. Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë grabitur mjetin e dy qytetarëve nga Kosova. “ Në aksin rrugor Milot-Rrëshen, persona ende të paidentifikuar, të cilët udhëtonin me mjet tip “BMW ” , i kanë bërë shenjë ndalimi mjetit tip “Audi” me drejtues shtetasin M.A.,21 vjeç dhe pasagjer shtetasin F.M., 21 vjeç, banues në Kosovë, ku pasi kanë ndaluar , ju kanë marrë automjetin dhe janë larguar.”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Mësohet se drejtues i mjetit është shtetasi me inicialet M.A., 21 vjeç banues në Kosovë, ndërsa pasgjeri që e shoqëronte ishte shtetasi me inicialet F.M., 21 vjeç edhe ky i fundit banues në Kosovë. Burime bëjnë me dije se pasi i kanë bërë shenjë për të ndaluar ata i kanë marrë automjetin dhe janë larguar.
Bëhet me dije se Policia dhe grupi hetimor pasi janë njoftuar kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Po ashtu bëhet me dije se policia ka shoqëruar disa persona në komisariatin e Kurbinit.
Njoftimi i Policisë
Në aksin rrugor Milot-Rrëshen, persona ende të paidentifikuar, të cilët udhëtonin me mjet tip “BMW ” , i kanë bërë shenjë ndalimi mjetit tip “Audi” me drejtues shtetasin M.A.,21 vjeç dhe pasagjer shtetasin F.M., 21 vjeç, banues në Kosovë, ku pasi kanë ndaluar , ju kanë marrë automjetin dhe janë larguar.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor menjëherë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar në vendngjarje.