Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 09:05, në rrugën e “Kavajës”, në Tiranë. Policia e Tiranës ka bërë me dije se një 55-vjeçari cili po transportonte me motor vlera monetare të një pike valute, është dhunuar dhe grabitur këtë të martë.
Mësohet se 55-vjeçari është sulmuar nga dy persona që ende nuk janë identifikuar. Gjithashtu policia bën me dije se autorët në largim e sipër kanë braktisur edhe motomjetin me të cilin po qarkullonin dhe janë larguar me këmbë nëpër rrugica. Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po bëjnë kontrollin e zonës. Gjithashtu grupi hetimor po punon për sqarimin rrethanave të ngjarjes .
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 04.05.2021, rreth orës 09:05, në rrugën e “Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Mihal Duri”, 2 persona ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta dhe më pas i kanë marrë një shumë parash shtetasit Q. Z., 55 vjeç, i cili po transportonte me motorr vlera monetare të një pike valute.
Autorët e dyshuar të ngjarjes në largim e sipër kanë braktisur motomjetin me të cilin po qarkullonin dhe janë larguar me këmbë nëpër rrugica.
Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje dhe po bëjnë kontrollin e zonës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.