Një banesë është grabitur në Memaliaj gjatë mbrëmjes së djeshme.
Disa persona të paidentifikuar kanë hyrë në shtëpinë e 80-vjeçarit Hiqmet Ramadani dhe kanë vjedhur 12 milionë lekë të vjetra.
Gjithashtu, ata kanë ushtruar dhunë ndaj Ramadanit.
Ky i fundit ndodhet në spitalin Rajonal “ Omer Nishani “ në Gjirokastër, ku po merr ndihmën e mjekëve.
Policia po heton ngjarjen për të zbuluar autorët.
Nuk ka ende të dyshuar.