Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Goditje e fortë grupit kriminal në Vlorë/ 10 të arrestuar për trafik droge

19:25 20/03/2019
Reading Time: 3 min lexim

Goditet një tjetër grup kriminal në Vlorë, i cili si aktivitet kryesor kishte trafikun e drogës ka rënë në prangat e policisë.

Në kuadër të operacionit “ Petuna” i nisur tre ditë më parë janë arrestuar 10 persona në gjirin e Petrunës , të cilët kanë parë lidhje të drejtpërdrejta me trafikun e lëndëve narkotike.

Në njoftimin e policisë shkruhet se përpos arrestimit të grupit të strukturuar kriminal, anë sekuestruar edhe 328 kg kanabis si dhe dy mjete lundruese “gomone”.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Petruna”

Operacioni i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Departamenti i Policisë Kriminale nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, për goditjen e trafikut të lëndëve narkotike.

Sekuestrohen në gjirin e Petrunës 328 kg kanabis si dhe dy mjete lundruese “gomone”.

Në pranga 10 persona që funksiononin si grup i strukturuar kriminal

Në përmbushje të një prej prioriteteve kryesore të Policisë së Shtetit, atë të parandalimit, evidentimit dhe goditjes së veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, falë bashkëpunimit mjaft të ngushtë mes Policisë dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda, mesditën e sotme u finalizua operacioni policor i koduar “Petruna”, nisur tre ditë më parë.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, Delta Forcën dhe Policinë Kufitare,nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda, pas një hetimi të gjatë me metoda speciale, si dhe pas 72 orësh operacion për gjurmimin, ndjekjen dhe gjetjen e mjeteve lundruese, të lëndës narkotike si dhe kapjen e arrestimin e personave të përfshirë në aktivitetin kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike, mesditën e sotme kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Petruna”.

Si rezultat i operacionit u bë arrestimi në flagrance i 2 shtetasve dhe ndalimi i 8 personave anëtarë të një grupi kriminal të strukturuar, të cilët janë:

  1. Ç., 35 vjeç, banues në Orikum Vlorë, në rolin e organizatorit
  2. D., 45 vjeç, banues në Vlorë, në rolin e organizatorit
  3. Gj., 22 vjeç, banues në Orikum Vlorë, në rolin e organizatorit.
  4. Xh. H., 26 vjeç, banues në Orikum Vlorë, anëtar i grupit kriminal
  5. K., 27 vjeç, banues në Dukat Vlorë,anëtar i grupit kriminal
  6. S, 45 vjeç, banues në Vlorë, anëtar i grupit kriminal
  7. P., 29 vjeç, banues në Vlorë, anëtar i grupit kriminal
  8. M., 40 vjeç, banues në Vlorë, anëtar i grupit kriminal.
  9. H.B, 51 vjeç, banues në Dukat Vlorë, antar i grupit kriminal
  10. A.B., 19 vjeç, antar i grupit kriminal.

Operacioni nisi tre ditë më parë me kërkimin dhe gjetjen e dy mjeteve lundruese, që dyshohej se këta shtetas do t’i përdornin për të trafikuar lëndën narkotike drejt Italisë. Organizatorët e këtij grupi kriminal, për t’iu shmangur policisë kishin parkuar në vendbazimin e gomoneve, mjete të tjera lundruese të prishura, ndërsa dy mjetet e rregullta u gjetën nga Policia, njëra në gjirin e Shën Janit dhe tjera në Dukat të Vlorës.

Më pas është bërë krehja e një zone të gjerë në Karaburun, ku në gjirin e Petrunës, forcat policore bënë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e lëndës narkotike të fshehur, me peshë totale 328 kg, si dhe arrestimin në flagrancë të shtetasëve O.P dhe E.M, të cilët po ruanin lëndën narkotike.

Në këtë operacion policor janë përfshirë rreth 80 forca policore, Prokurorë të Prokurorisë për Krimet e Rënda, mjete lundrimi të Delta – Forcës, Policisë Kufitare si dhe mjete të Policisë të DVP-Vlorë.

Nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, vazhdon puna për dokumentim më të plote të aktivitetit kriminal të kryer nga ky grup i strukturuar kriminal, si dhe për kapjen e vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Ky operacion u zhvillua në kuadër të procedimit penal nr.156 të vitit 2018, të drejtuar nga Prokurorët e Prokurorisë për Krime të Rënda, Anton Martini dhe Manjola Kajana, procedim i rregjistruar për veprën penale të “Trafikimi i lëndëve narkotike”, ku në funksion të këtij procedimi më datë 29.08.2018 në bashkëpunim me autoritetet italiane, janë sekuestruar në brigjet e Italisë 700 kg kanabis, 1 gomone e cila shërbeu për trafikimin e lëndës si dhe janë arrestuar shtetasit A.R dhe D.K.

Policia e Vlorës është tërësisht e angazhuar, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë si dhe për krijimin e një ambienti sa më të sigurt dhe në këtë kuadër fton qytetarët të kontribuojnë dhe të bashkëpunojnë me Policinë.

Etiketa: 10 personaarrestimgrup kriminalpolicia

Të lidhura

Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër
Aktualitet

Mashtrim nëpërmjet Call Center-ave, gjashtë të arrestuar në Tiranë

Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit ndërkombëtar të koduar “Platforma”, i cili ka si qëllim goditjen...

11:37 14/05/2025
Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake
Kryesore

Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake

Gazeta prestigjioze austriake Der Standard ka raportuar mbi zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, duke vendosur theks të veçantë mbi legjitimitetin e...

11:26 14/05/2025
Para

Ministri i Jashtëm grek: E drejtë sovrane për zgjerimin e ujërave territoriale me Italinë dhe Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër

Mashtrim nëpërmjet Call Center-ave, gjashtë të arrestuar në Tiranë

11:37 14/05/2025
Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake

Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake

11:26 14/05/2025
GJKKO vendos për babanë e kandidates së PSD, akuza

GJKKO vendos për babanë e kandidates së PSD, akuza

11:11 14/05/2025
Lajm i fundit\ Dy të vrarë në Roskovec

Aksident tragjik te “Shkalla e Tujanit”, trupat e dy të rinjve përfundojnë në lumë

10:54 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.