Policia e Kamzës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy shtetas të dyshuar si autorë të plagosjes së 38-vjeçarit Redi Vata, i cili u godit me sende të forta ditën e djeshme.
Të shpallurit në kërkim janë Marjo Boja, 26 vjeç, dhe Ersjon Boja, 30 vjeç, të cilët dyshohet se i kanë prerë rrugën me automjet dhe e kanë sulmuar 38-vjeçarin për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “OSBE” më 24 mars, rreth orës 10:00.
Policia ka sekuestruar një armë zjarri dhe një sasi municioni luftarak, të gjetura në banesën e njërit prej autorëve të dyshuar. 38-vjeçari i plagosur është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Hetimet vazhdojnë për kapjen e dy të dyshuarve dhe për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.