Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Godet Veliajn, aktivistja jep alarmin: Nuk mund të paguajmë për skllavërimin tonë

12:44 07/12/2021
Reading Time: 3 min lexim

Aktivistja Elona Caslli ka bërë një reagim të fortë ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, ku fokusohet tek mënyra se si “shfrytëzohen” qytetarët për një lloj propogande të tipologjisë komuniste.

Më poshtë gjeni shkrimin e aktivistes Elona Caslli:

Kur djalin e vdekur ta ringjall Erion Veliaj…

Në kohën kur Edi Rama, urdhëroi kyçjen e kombit në shtëpi, nëpër mediat shqiptare vërshonin videot e Erion Veliajt me dy qese me ushqime dhe me dhjetë kamera dhe dhjetë fotografë, që duhet të filmonin dhe të fotografonin procesin kur Erion Veliaj u dërgonte qesen me ushqime të moshuarve në shtëpi.

Nuk ka asnjë kryetar bashkie në vendet e Evropës që shëtit nga një shtëpi në tjetrën me dy qese ushqimesh dhe me dhjetë fotografë me vete.

Kjo është premiera e Erion Veliajt dhe njëkohësisht poshtërim në vetë të parë për të gjithë taksapaguesit shqiptarë.

Ndër të gjitha videot e prodhuara nga Erion Veliaj, do të veçoja një video, e cila në çastin kur e pashë më shkaktoi atë ndjesi sfilitëse që i shkakton një fëmije një udhëtim i gjatë me makinë.

Kur je fëmijë dhe të zë makina, je mes dëshirës për të vjellë dhe pamundësisë për ta kryer si akt. Është një gendje rraskapitëse që vetëm kush e ka provuar mund ta kuptojë.

Skenari i videos, zhvillohet si më poshtë:

Krejt “” rastësisht”” Erion Veliaj do të trokiste në një derë ku jetonte një grua e moshuar. Kjo grua e moshuar nuk “” dinte asgjë’’’ për surprizën që do t’i kish rezervuar fati atë mëngjes dhe teksa hap derën dhe gjendet përballë Erion Veliajt, shpërthen në klithma dashurie të pafundme, të cilat konkretizohen me pasthirrma të llojit : Uaaaaaaaaaaa, Uaaaaaa, Uaaaaaa!

Pasi ka përfunduar procesi i tejzgjatur i klithmave të dashurisë, do të kalohet tek procesi i puthjeve të dashurisë. Gruaja e moshuar do ta puthë me dorë në distancë Erion Veliajn, pasi ky i fundit i nënvizon faktin se nuk mund të puthen për shkak të virusit. Me të përfunduar “ Marrëveshjen e Puthjes në Distancë” do të vijohet me procesin e Ringjalljes.

Gruaja e moshuar, mes jargëve të shkaktuara nga puthja në distancë me Erion Veliaj, ( praktikisht gruaja kish puthur dhjetë here dorën e saj) do t’i pohonte këtij të fundit se djali i saj kish vdekur para 25 vitesh, por me shfaqjen e Erion Veliajt në derën e saj, djali ish ringjallur.

Me të përfunduar procesi i djalit të vdekur por të ringjallur nga Erion Veliaj, do të fillonte procesi i mirënjohjes ndaj Edi Ramës. Gruaja e moshuar do të deklaronte se Edi Rama ishte udhëheqësi më i mire në botë dhe më bujari.

Duke treguar me gisht dy qeset me ushqime ajo do të shprehej: “ Ja, këto qeset me ushqime, ai i ka sjellë. Të tijat janë.

Erion Veliaj, nën eksitimin e fjalëve të gruas së moshuar dhe me një terminologji tipike komuniste, do të shprehej: E kemi të mire komandatin, por nuk ia di kush. Ai lodhet shumë.”

Prodhimi i një video të tillë në vitin 2020 është një këmbanë e frikshme morti, për shoqërinë shqiptare e cila ka vite që është në zi morale.

Ringjallja e propagandës dhe skenave komuniste në vitin 2021, duhet të trondisë këdo në këtë shoqëri, në radhë të parë si qytetar e mandej si taksapagues.

Nëse do të kisha mundësi videon në fjalë, do ta shpërndaja në të gjitha gjimnazet e Shqipërisë dhe përmes saj do t’u shpjegoja të rinjve në këtë vend portretin e Njeriut të Ri dhe portretin e Diktatorëve.

Do të mjaftonte veç kjo video, që shoqëria shqiptare të ngrihej në këmbë dhe të mos pajtohej më me rikthimin tek propaganda dhe mentaliteti Enverian.

Ne jemi taksapagues në këtë vend. Duhet të ndërgjegjësohemi për fuqinë dhe të drejtat tona. Nuk mund të paguajmë për skllavërimin tonë.

Të lidhura

Tentoi t’i shpëtonte policisë dhe përplasi katër automjete, kush është i riu që u kap me armë zjarri në makinë
Aktualitet

Tentoi t’i shpëtonte policisë dhe përplasi katër automjete, kush është i riu që u kap me armë zjarri në makinë

Policia e Tiranës zhvilloi sot një operacion si nëpër filma pas dyshimeve për një automjet që po transportonte armë zjarri...

18:52 02/07/2025
SPAK shtyn hetimet për Arben Ahmetajn
Aktualitet

Mbahet seanca paraprake për dosjen “Buka”, SPAK dorëzon hetimet e reja për Ahmetajn

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u zhvillua të mërkurën seanca paraprake për dosjen e njohur...

11:22 02/07/2025
Para
“Këtë vit mbarova 2 vite gjimnaz”, zbulohet letra e shqiptarit që vari veten me lidhëse këpucësh

"Këtë vit mbarova 2 vite gjimnaz", zbulohet letra e shqiptarit që vari veten me lidhëse këpucësh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Albin Kurti akuzon Perëndimin: Po e “përkëdhel” Serbinë 

Kriza institucionale në Kosovë/ Kurti zotohet për angazhim mbi konstituimin

20:07 02/07/2025
Irani pezullon bashkëpunimin me inspektorët e huaj bërthamorë

Irani pezullon bashkëpunimin me inspektorët e huaj bërthamorë

19:41 02/07/2025
Vazhdon zjarri në landfillin në Elbasan, banorët: Po mbytemi nga era

Vazhdon zjarri në landfillin në Elbasan, banorët: Po mbytemi nga era

19:29 02/07/2025
Tentoi t’i shpëtonte policisë dhe përplasi katër automjete, kush është i riu që u kap me armë zjarri në makinë

Tentoi t’i shpëtonte policisë dhe përplasi katër automjete, kush është i riu që u kap me armë zjarri në makinë

18:52 02/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.