Në prangat e policisë së Bulqizës kanë rënë dy persona, pasi janë konfliktuar fizikisht dhe më pas kanë goditur me thikë për shkak të detyrës një 33-vjeçar.
“B. GJ., 32 vjeç; M.Zh., 28 vjeç, banues në Krastë, Bulqizë. Arrestimi i tyre u bë pasi në Krastë Bulqizë, pas një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me mjet prerës (thikë) për shkak të detyrës shtetasin G. K., 33 vjeç, (punonjës ujësjellësi), duke i shkaktuar dëmtime të lehta, jashtë rrezikut për jetën.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Mësohet se punonjësi i ujësjellësit, ka marrë dëmtime të lehta dhe ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa materialet procedutriale për rastin në fjalë i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
B. GJ., 32 vjeç; M.Zh., 28 vjeç, banues në Krastë, Bulqizë.
Arrestimi i tyre u bë pasi në Krastë Bulqizë, pas një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me mjet prerës (thikë) për shkak të detyrës shtetasin G. K., 33 vjeç, (punonjës ujësjellësi), duke i shkaktuar dëmtime të lehta, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.