Në Fushë Krujë vendosja e një eksplozivi ka dëmtuar një nga këmbët e shtyllës të linjës së tensionit të lartë 400kV, Tirana2 – Podgoricë.
Njësitë speciale të OST-së janë duke ndërhyrë për të shmangur stakimin e kësaj linje që do kishte pasoja shumë të rënda në furnizimin me energji elektrike në vend.
OST dënon këtë akt të rëndë kriminal dhe ka kryer veprimet proceduriale në organet e drejtësisë me synim gjetjen e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë.
Flukset e energjisë që injektohen në këtë linje sot janë 50% e konsumit në të gjithë vendin.