Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Gjyqet e humbura në Arbitrazh do të likuidohen nga Fondi Rezervë, zbardhet shifra

18:19 06/11/2020
Reading Time: 3 min lexim

Zbardhet shuma që shteti shqiptar i ka borxh kompanive që kanë fituar gjyqet në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit dhe në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit evidentohet shifra 19 miliardë lekë (afro 190 milionë dollarë). Nga ana tjetër, KLSH i kërkon Ministrisë së Financave të bëjë publike vendimet që pritet të ekzekutohen për shkak të arbitrazheve ndërkombëtare dhe shifrave përkatëse që do paguhen nga buxheti i shtetit.

Në raportin për zbatimin e buxhetin e vitit 2019, të sapo depozituar në Kuvend theksohet mungesa e të dhënave mbi këto detyrime.

“Në raportin e Ministrisë së Financave për Zbatimin e Buxhetit nuk ka vlerë të raportuar mbi vendimet që priten të ekzekutohen për çështje të arbitrazhit apo GJEDNJ, pavarësisht se niveli i lartë i tyre në proces ekzekutimi impakton Buxhetin e Shtetit të vitit të ardhshëm. Bazuar në ngjarjet pas periudhës raportuese, si dhe deklarimin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, në raportin e mes vitit për buxhetin e vitit 2020 këto detyrime vlerësohen nga KLSH në rreth 19 miliard lekë”, thekson në raport Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Janë disa çështje me vlera shumë të mëdha financiare për të cilat shteti shqiptar mund të paguajë disa qindra miliona dollar. Kryesorja mes tyre është ajo me biznesmenit italian Becheti, i cili ka fituar nga shteti shqiptar rreth 109 milionë euro, e pasuar nga një përplasje me kompaninë Turke Kurum, e cila në Arbitrazh kërkon nga shteti shqiptar një dëmshpërblim prej rreth 100 milionë eurosh. Kompania greke Aktor, e përshirë në ndërtimin e Rrugës Tiranë Elbasan e ka paditur shtetin shqiptar për shumën prej 44 milionë eurosh.

Arbitrazhi

Bazuar në ligjin “Për Avokaturën e Shtetit” përcaktohen dy mënyra ekzekutimi të shpërblimit: Vendimet me detyrim financiar mbi 10.000 EUR, implikojnë nxjerrjen e VKM-ve respektive për ekzekutimin e tyre. Vendimet me detyrim financiar deri në 10.000 EUR, ekzekutohen drejtpërdrejtë nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, pas kërkesës zyrtare të Avokaturës së Shtetit.

“Edhe për vitin 2021, likuidimi i detyrimeve të këtij lloji përballohet nga Fondi Rezervë i buxhetit të shtetit”, njofton Ministria e Financave.

Vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit që kanë të bëjnë me zgjidhjen e konflikteve në mosmarrëveshjet dy ose shumëpalëshe, në ngarkim të shtetit shqiptar, përbëjnë gjithashtu një risk real për buxhetin e shtetit. Në pjesën më të madhe, efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtyre vendimeve janë përballur nga buxheti i vetë institucioneve buxhetore (kryesisht ministri linje) që kanë përfaqësuar Qeverinë shqiptare. Në raste të tjera, sipas specifikave, është përdorur për këtë qëllim edhe Fondi Rezervë i Buxhetit të Shtetit.

“Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka rekomanduar forcimin e rolit negociues të institucioneve buxhetore dhe Avokaturës së Shtetit në çështjet e kësaj natyre, si edhe disiplinimin e procesit të shlyerjes financiare të vendimeve finale”, njofton Ministria e Financave.

Në total, stoku i detyrimeve të prapambetura në nivel 6-mujor për vitin 2020, sipas qeverisë, rezultoi rreth 6.81 miliard lekë, Një pjesë e konsiderueshme prej rreth 57.8 përqind e këtij stoku detyrimesh i referohen detyrimeve për vendime gjyqësore.

Gjykata e Strasburgut

Qeveria justifikohet se nuk ka mundësi t’i parashikojë dëmshpërblimet e këtyre çështjeve. “Vendimet e Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg (GJEDNJ) kryesisht çështje dhe vendime që lidhen me kthimin dhe kompensimin e pronave tek ish-pronarët. Sipas Avokaturës së Shtetit, risqet financiare që burojnë nga vendimet e GJEDNJ-së janë të karakterizuara nga një aftësi e dobët parashikuese, përsa kohë që kjo Gjykatë nuk funksionon më me një kalendar të përcaktuar për komunikimin e çështjeve dhe nxjerrjen e vendimeve”, ankohet Ministria e Finanacave në relacionin dërguar deputetëve.

Ndërkaq, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka ekzekutuar në vazhdimësi të gjitha vendimet e miratuara nga GJEDNJ përmes zbatimit të VKM-ve respektive miratuar në mbështetje të tyre. Kjo, duke konsideruar faktin se kur pagesat nuk kryhen brenda afatit tre mujor nga data kur vendimi përkatës merr formën e prerë, shteti shqiptar ngarkohet me pagesën e një kamatë-vonese për çdo ditë vonesë.

Vendimet e GJEDNJ-së duhet të dërgohen fillimisht për zbatim në Agjencinë e Trajtimit të Pronës, duke shfrytëzuar të gjitha mundësitë për kompensim fizik të tyre, nëse kjo parashikohet nga vendimi i Gjykatës. Pjesa tjetër e detyrimit financiar të paguhet sipas mundësive të buxhetit të shtetit me këste, në negocim me përfituesit.

/GazetaReforma.com/

Etiketa: ArbitrazhibuxhetiGJEDNJ

Të lidhura

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë
Aktualitet

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

Një ngjarje e jashtëzakonshme ka ndodhur në Bulqizë, ku një 35-vjeçar i shpallur i humbur prej tre ditësh është gjetur...

21:15 06/06/2025
Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit
Aktualitet

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

Një konflikt mes fqinjësh në fshatin Gosë të Kavajës ka përfunduar me dy të plagosur nga armë zjarri. Policia njoftoi...

18:57 06/06/2025
Para

Lukaku bëhet çështje, Belgjika përplaset me Interin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

21:15 06/06/2025
Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

18:57 06/06/2025
BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

18:40 06/06/2025
“Nuk duam barazim”/ Trajneri i Serbisë vlerëson Shqipërinë: Janë të fortë, por kërkojmë vetëm fitoren

“Nuk duam barazim”/ Trajneri i Serbisë vlerëson Shqipërinë: Janë të fortë, por kërkojmë vetëm fitoren

18:24 06/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.