Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Gjykata Kushtetuese shfuqizon 2 pika nga ligji për Policinë e Shtetit: Nuk ka përgjime pa lejen e prokurorisë

16:33 05/07/2021
Reading Time: 2 min lexim

Gjykata Kushtetuese ka shpallur ditën e sotme vendimin mbi ligjin për Policinë e Shtetit, duke shfuqizuar një nen dhe duke pezulluar zbatimin e nenit 131 të këtij ligji. Gjykata Kushtetuese e rrëzoi ditën e sotme këtë ligj. Kjo do të thotë se policia nuk mund të kryejë përgjime të qytetarëve pa marrë më parë lejen e prokurorisë ose gjykatës.

Sipas Kushtetueses, neni 131 i ligjit për Policinë e Shtetit “vendos kufizim të së drejtës kushtetuese të jetës private, duke mos respektuar kriterin kushtetues “vetëm me ligj”, sipas nenit 17 të Kushtetutës, pasi ligji nuk rregullon në mënyrë shteruese dhe të qartë “masat e veçanta”, që zbaton Policia e Shtetit, duke prekur njëherazi edhe parimin e sigurisë juridike në drejtim të saktësisë së ligjit dhe koherencës së rendit juridik”.Sipas trupës gjykuese, dy nenet e shfuqizuara ishin të papajtueshme me Kushtetutën.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese:

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në seancën plenare publike të datës 01.07.2021 mori në shqyrtim çështjen me kërkues Avokatin e Popullit dhe Komitetin Shqiptar të Helsinkit, me objekt:
– Shfuqizimi i nenit 131 të ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
– Pezullimi i zbatimit të nenit 131 të ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, deri në hyrjen në fuqi të vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.

Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se:
– Neni 131, i lidhur me nenin 6, pika 29/1, i ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, vendos kufizim të së drejtës kushtetuese të jetës private, duke mos respektuar kriterin kushtetues “vetëm me ligj”, sipas nenit 17 të Kushtetutës, pasi ligji nuk rregullon në mënyrë shteruese dhe të qartë “masat e veçanta”, që zbaton Policia e Shtetit, duke prekur njëherazi edhe parimin e sigurisë juridike në drejtim të saktësisë së ligjit dhe koherencës së rendit juridik.
Për këto arsye Gjykata Kushtetuese,
VENDOSI:
1. Pranimin e kërkesave.
2. Shfuqizimin e nenit 6, pika 29/1 dhe të nenit 131 të ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar.
3. Pezullimin e zbatimit të nenit 131 të ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, deri në hyrjen në fuqi të vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.

Vendimi përfundimtar i arsyetuar do të shpallet brenda afateve të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

Etiketa: editor-choiceGjykata Kushtetueseligjiper policine e shtetit

Të tjera

SPAK kontroll në qelitë e Veliajt dhe Beqajt, verifikohen telefonat
Aktualitet

SPAK kontroll në qelitë e Veliajt dhe Beqajt, verifikohen telefonat

SPAK ka kërkuar një ditë më parë kontrolle në burgun e Durrësit për aparate telefonike. Sipas informacionit të raportuar, kontrollet...

14:57 08/04/2026
“Na subvenciononi naftën si jahtet”/ 4 orë protestë, Malaj tallet me fermerët: “Kemi ulur akcizën”
Aktualitet

“Na subvenciononi naftën si jahtet”/ 4 orë protestë, Malaj tallet me fermerët: “Kemi ulur akcizën”

Fermerët dhe blegtorët nga i gjithë vendi protestuan për rreth 4 orë para Ministrisë së Bujqësisë kundër Skemës Kombëtare 2026,...

12:53 08/04/2026
Para
Policia kontrolle në akset nacionale, gjatë 24 orëve gjobit 2456 drejtues mjetesh

Policia kontrolle në akset nacionale, gjatë 24 orëve gjobit 2456 drejtues mjetesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

SPAK kontroll në qelitë e Veliajt dhe Beqajt, verifikohen telefonat

SPAK kontroll në qelitë e Veliajt dhe Beqajt, verifikohen telefonat

14:57 08/04/2026
“Na subvenciononi naftën si jahtet”/ 4 orë protestë, Malaj tallet me fermerët: “Kemi ulur akcizën”

“Na subvenciononi naftën si jahtet”/ 4 orë protestë, Malaj tallet me fermerët: “Kemi ulur akcizën”

12:53 08/04/2026
The Telegraph: Çdo dy ditë një shqiptar në burg në Britani, rriten dënimet dhe deportimet

The Telegraph: Çdo dy ditë një shqiptar në burg në Britani, rriten dënimet dhe deportimet

12:29 08/04/2026
Panik në lokal në Tiranë, 50-vjeçari nxjerr pistoletën dhe tenton të vrasë 38-vjeçarin pas sherrit

Panik në lokal në Tiranë, 50-vjeçari nxjerr pistoletën dhe tenton të vrasë 38-vjeçarin pas sherrit

12:20 08/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.