Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Gjykata Kushtetuese kthen për shqyrtim çështjen e zgjedhjeve të 30 qershorit, ja kur mbahet seanca

16:21 19/10/2021
Reading Time: 2 min lexim

Gjykata Kushtetuese ka rikthyer për shqyrtim çështjen e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit. Seanca e radhës pritet të mbahet më 2 nëntor në orën 10:00.

Sjellim në vëmendje se çështja ishte pezulluar në pritje të një përgjigjeje nga Komisioni i Venecias, ndërsa në njoftimin e GjK thuhet se tashmë komisioni i është përgjigjur pyetjeve nga Gjykata.

Kujtojmë që në zgjedhjet vendore të 30 qershorit opozita nuk mori pjesë, ndërsa në shumë bashki garoi vetëm kandidati nga Partia Socialiste. Shoqata e Bashkive ka kërkuar ripërsëritjen e zgjedhjeve.

Njoftimi i plotë:

Në Gjykatën Kushtetuese është në shqyrtim çështja nr. 7 (S) 2019 e Regjistrit Themeltar me kërkuese Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë, subjekte të interesuara, Presidentin e Republikës, Kuvendin e Shqipërisë, Këshillin e Ministrave, Avokatin e Popullit, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Partinë Bindja Demokratike dhe me objekt:

“1. Konstatimin antikushtetues të zgjedhshmërisë/procesit zgjedhor të zhvilluar në 30 qershor 2019 për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiakë, dhe si rrjedhojë konstatimin antikushtetues të zgjedhjes së anëtarëve të këtyre organeve.

  1. Verifikimin e kushtetutshmërisë së veprimtarisë së partisë Bindja Demokratike në lidhje me regjistrimin e saj në gjykatë dhe zgjedhjet e datës 30 qershor 2019.”.

Si është njoftuar më parë, në seancën plenare publike të datës 23.06.2021, Gjykata, në bazë të nenit 44/b të ligjit nr. 8577/2000, ka vendosur të pezullojë gjykimin e kësaj çështjeje dhe të kërkojë amicus curia nga Komisioni i Venecies.

Në datën 18.10.2021, ora 15:54, në rrugë elektronike, Komisioni i Venecies i ka dërguar Gjykatës Opinionin amicus curiae “Mbi kompetencën e Gjykatës Kushtetuese për vlefshmërinë e zgjedhjeve vendore të zhvilluara në datën 30 qershor 2019” (në gjuhën angleze dhe franceze), i miratuar në Sesionin e 128-të të tij, datë 15-16 tetor 2021 (Dokumenti CDL-AD(2021)026).

Për sa më sipër, Gjykata e mbledhur menjëherë vlerësoi se duhet të rihapet seanca plenare publike, pasi me ardhjen e Opinionit amicus curiae ka rënë shkaku i masës së pezullimit të shqyrtimit të çështjes.

Për këto arsye, Gjykata Kushtetuese,

V E N D O S I:

– Konstatimin e rënies së shkakut të masës së pezullimit të çështjes nr. 7 (S) 2019 të Regjistrit Themeltar.

– Rihapjen e seancës plenare dhe caktimin e saj në datën 02.11.2021, ora 10:00.

– Njoftimin e pjesëmarrësve në gjykimin kushtetues për datën e zhvillimit të seancës plenare.

– Dërgimin menjëherë të një kopjeje të opinionit zyrtar amicus curia pjesëmarrësve në gjykimin kushtetues.

 

Etiketa: Gjykata Kushtetuesezgjedhjet e 30 qershorit

Të tjera

Rruga Shëngjin-Velipojë shembet sapo hapet: Një tjetër dështim i “Gener 2”, oligarkut Bashkim Ulaj që bashkon në interesa pushtetin dhe opozitën
Aktualitet

Rruga Shëngjin-Velipojë shembet sapo hapet: Një tjetër dështim i “Gener 2”, oligarkut Bashkim Ulaj që bashkon në interesa pushtetin dhe opozitën

Rruga panoramike Shëngjin Velipojë sapo ka hyrë në qarkullim këtë pranverë, por një segment i saj pranë fshatit Rrjoll është...

15:32 08/12/2025
8 Dhjetori, Dita e Rinisë: nga lëvizja studentore e 1990 tek realiteti i hidhur i të rinjve shqiptarë
Aktualitet

8 Dhjetori, Dita e Rinisë: nga lëvizja studentore e 1990 tek realiteti i hidhur i të rinjve shqiptarë

8 dhjetori mban vulën e një prej kapitujve më të rëndësishëm të historisë sonë politike dhe shoqërore. Në vitin 1990,...

11:30 08/12/2025
Para
Varhelyi flet për “Ballkanin e Hapur”: Duam që 6 vendet e rajonit të jenë pjesë

Varhelyi flet për “Ballkanin e Hapur”: Duam që 6 vendet e rajonit të jenë pjesë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Rruga Shëngjin-Velipojë shembet sapo hapet: Një tjetër dështim i “Gener 2”, oligarkut Bashkim Ulaj që bashkon në interesa pushtetin dhe opozitën

Rruga Shëngjin-Velipojë shembet sapo hapet: Një tjetër dështim i “Gener 2”, oligarkut Bashkim Ulaj që bashkon në interesa pushtetin dhe opozitën

15:32 08/12/2025
8 Dhjetori, Dita e Rinisë: nga lëvizja studentore e 1990 tek realiteti i hidhur i të rinjve shqiptarë

8 Dhjetori, Dita e Rinisë: nga lëvizja studentore e 1990 tek realiteti i hidhur i të rinjve shqiptarë

11:30 08/12/2025
Veliaj: “Pas 9 muajsh, ende nuk më është dhënë asnjë faqe nga dosja e akuzave”, SPAK: I janë dorëzuar me USB, tetë seanca janë shtyrë për shkak të tyre

Veliaj: “Pas 9 muajsh, ende nuk më është dhënë asnjë faqe nga dosja e akuzave”, SPAK: I janë dorëzuar me USB, tetë seanca janë shtyrë për shkak të tyre

16:56 06/12/2025
Trump ngre debat në Uashington: “Ky është futboll, jo soccer, NFL duhet të gjejë një emër tjetër”

Trump ngre debat në Uashington: “Ky është futboll, jo soccer, NFL duhet të gjejë një emër tjetër”

16:07 06/12/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.