Gjykata e Lartë ka vendosur të rikthejë për rigjykim në Gjykatën e Posaçme çështjen e dosjes së Lazaratit të vitit 2014.
Pesë të akuzuarit, të cilët ishin pjesë e grupit që kundërshtuan me armë policinë gjatë operacionit në Lazarat, do të përballen sërish me drejtësinë.
Më parë, Gjykata e Krimeve të Rënda kishte shpallur dënimet për ta: Arbjon Aliko me 13 vite burg, Gurgaz Skënderi me 11 vite burg, Enrik Skënderi dhe Alfred Proko me 10 vite burg, dhe Beqo Brahimi me 8 vite burg.