Gjykata e Posacme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka kaluar për gjykim dosjen e Ardian Çpajas, Klajdi Dokolit, Etjen Canit dhe Jorgo Lekut. Ara akuzohen për vrasjen e dyfishtë të Nezir dhe Geantian Beqirit (babë e bir) në Elbasan në vitin 2012. Gjykata po ashtu ka ndarë dosjen për dy të pandehurit e tjerë në lidhje me ngjarjen, Florenc Çpja dhe Ervis Bardhi, duke qenë se janë në mungesë.
Dosja u hetua fillimisht nga prokuroria e Elbasanit dhe më pas i kaloi SPAK, duke qenë se u ngrit akuza për grup të strukturuar kriminal. Ardian Çapja dhe nip ii tij Florenc Çapja akuzohen për vrasjen e Nezir dhe Gentian Beqirit. Të pandehur janë marrë edhe Ervis Bardhi, Etian Cani, Olsi (Jorgo) Leku dhe Klajdo Dokoli.
Mbi taa rëndojnë akuzat “Vrasje në rrethana cilësuese” kundër dy personave, “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarit”, “Grup i strukturuar” kriminal dhe Kryerja e veprave penale në formën e “Grupit të Strukturuar kriminal”.
Vrasja e ndodhur në 15 kush të vitit në gusht të vitit 2012 në elbasan dyshohet se ka pasur motiv hakmarrjen, duke qenë se Gentian Neziri ishte një nga autorët që ekzekutoi me automatic Sokol Çapjan, vëllanë e Ardian Çapjas në vitin 2005.
Ardian dhe Florenc Çapja nuk pranuan të kishin lidhje me krimin duke thënë se ditën e ngjarjes ndodheshin në Maqdoni e jo në Elbasan. Vetëm 8 vite më vonë ishte një gjurmë gishti e Ervis Bardhit që e nxorri zbuluar e më pas solli edhe bashkëpunimin e tij me drejtësinë. Po ashtu edhe Jorgo Leku me Bardhin treguan se ishin paguar 50 mijë euro për vrasjen.