Gjykata e Lartë pritet që të japë sot vendimi për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, FRedi Bejleri.
Mirëpo raportohet se ai ka dëshmuar para gjyqtarëve se çështjen e bashkisë së Himarës nuk duan ta zgjedhin me votë, por me sajesë.
“E kuptoj shumë mirë që jeni nën presion të vazhdueshëm, por ky nuk është faji im. Është çështjen e bashkisë Himarë, që nuk duan ta zgjedhin me votë, por me sajesa. Konkluzionet e SPAK nuk mund t’i merrni parasysh. Prokuroria ka sajuar prova, për të fshehur gabimet e policisë. Nga vëzhgimi 24 orësh që më është bërë, ka rezultuar se nuk jam takuar asnjëherë me dëshmitarin e prokurorisë. Të gjitha të vërtetat do të dalin në dritë. Keni shkelur parimin e prezumimit të pafajësisë, të procesit të rregullt ligjor dhe të barazisë para ligjit.
Vendimi për dënimin tim është marrë ne drejtorinë e policisë, ku është bërë plan për arrestimin tim, por plani u prish nga votuesit e Himarës. Vendim politik ishte edhe moslejimi im për të votuar. Kërkesa e SPAK për dënimin tim me 2 vjet e 6 muaj burg është diskriminues. Të tjerë kryetar bashkish të gjykuar për të njëjtën akuzë janë në shërbim prove, ose ende në detyrë. Unë nuk e gjej veten fajtor për asnjë akuzë dhe e vërteta do të dalë herët a vonë.”, tha Beleri.
Evakuimet emergjente vazhdojnë në Kanada për shkak të zjarreve masive në pyje
Zjarret masive vazhdojnë të përfshijnë pjesë të mëdha të Kanadasë, ndërsa autoritetet kanë intensifikuar evakuimet emergjente, duke e përshkruar situatën...