Policia ka proceduar penalisht në gjendje të lirë një mësues në Poliçan pasi dyshohet se ka kërcënuar një nxënës të tij.
Stacioni i Policisë Poliçan referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasin E. Sh, 35 vjeç, (mësues), për veprën penale “Kanosja”.
Dje, shtetasi D. L., 18 vjeç, ka bërë një kallëzim, duke pretenduar se është kanosur nga shtetasi E. Sh.
Ky i fundit dyshon se nxënësi e ka ofenduar atë në rrjetet sociale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.