Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Urën e Gjoricës, në Dibër, ku një 60-vjeçar është gjetur pa shenja jete.
Dyshohet se burri është aksidentuar nga një mjet, ndërsa makina që ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes.
“Dibër/Informacion paraprak
Rreth orës 17:00, në vendin e quajtur “Ura e Gjoricës”, është gjetur pa shenja jete, shtetasi F.L., rreth 60 vjeç.
Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ky shtetas është aksidentuar nga një automjet, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia.