Paraditen e sotme është gjendur një trup i pajetë në vendin ku bëhet bashkimi i lumenjve Kardhiq-Drino.
Nga kërkimet e para të policisë, rezulton se viktima është rreth 65-vjeç, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e vdekjes apo identiteti i personit.
Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton mbi rrethanat e vdekjes dhe identitetin e viktimës./GazetaReforma.com/