Para pak ditësh në Dibër humbi gjurmët n jë 47 vjeçar nga fshati Fushë Alije i Dibrës. Mësohet se trupi i të ndjerit të jetë gjetur sot në liqenin e Fierzës.Një kufomë është nxjerrë nga ujërat e liqenit të Fierzës këtë të shtunë, e cila dyshohet se i përket peshkatarit nga Dibra, Tofik Hoxha që humbi në ujërat e lumit Drin disa javë më parë. Trupi është transportuar në morgun e qytetit të Kukësit, dhe sipas informacioneve paraprake, trupi është përcjellë nga rrjedha e lumit deri në Liqenin e Fierzës. Tofik Xhika kishte shkuar pranë lumit Drin i Zi për të peshkuar, por nuk është kthyer në banesë. Kjo ka bërë që familjarët të njoftojnë policinë e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes. Kujtojmë se pas humbjes në ndihmë kanë shkuar edhe rreth 200 banorë të zonës të cilët janë vënë në kërkim të 47 vjeçarit Tofik Xhika në një gjatësi disa kilometra të lumit Drin i Zi. Për shkak të prurjeve të mëdha të lumit, banorët dhe forcat e rendit e kanë të vështirë kërkimin, ndërsa apelohet që të shkojnë grupet e specializuara të polumbarëve. Dyshohet paraprakisht që 47-vjeçari të ketë rënë në ujërat e lumit Drin i Zi teksa ka qenë duke peshkuar në breg të tij. Kanë qenë banorët e fshatit Fushë-Alie ata që kanë kërkuar fillimisht ndihmën e policisë pas denoncimit se Xhika kishte humbur kontaktet me familjen.
“Janë një kamion me video të turpshme në zyrën e Agasit, të implikuar nga Rama dhe të tjerë poshtë”/ Berisha: KM s’del më nga shtëpia nëse publikohen
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një deklaratë të fortë publike, duke akuzuar se Ergys Agasi ka pasur...







