Drejtuesi i një kamioni në Tiranë është gjendur i pajetë.
50-vjeçari me inicialet V.L., u gjet brenda mjetit të tij në parkimin e një biznesi pranë ‘Kthesës se Kamzës’.
Burime zyrtare nga policia konfirmuan se shoferi nuk rezulton të ketë shenja dhune në trup apo dëmtime të tjera, ndërsa dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.
Njoftimi i policisë
“Tek mbikalimi pas “Casa Italia” në mjetin e parkuar tip “kamion” është gjetur pa shenja jete shtetasi V. L., rreth 50 vjeç.
Nga kqyrjet në trup nuk rezulton të ketë shenja dhune në trup apo dëmtime të tjera. Paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale”, thotë policia.