Një person i pajetë është gjetur në banesën e tij në fshatin Dajc të Lezhës.
Dyshohet se viktima, rreth 53 vjeç, ka ndërruar jetë disa kohë më parë, por nuk ishte konstatuar më herët. Viktima jetonte i vetëm dhe ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta.
Trupi i pajetë është dërguar në morgun e Tiranës për t’u nënshtruar mjekësisë ligjore, e cila do të përcaktojë shkakun e vdekjes.