Një 29-vjeçar është gjetur i vdekur mbrëmjen e sotme në një banesë dykatëshe të pabanuar në lagjen “Ahmet Haxhija”, në qytetin e Shkodrës. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit thuhet se shtetasi me inicialet A.D., dyshohet se ka humbur jetën disa ditë më parë.
Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të tepërt të lëndëve narkotike. Sipas njoftimit të policisë trupi i pajetë i 29-vjeçarit, me inicialet A.D., është gjetur nga uniformat blu mbrëmjen e sotme rreth orës 20 :20. Puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes vijon. Gjithashtu policia e Shkodrës ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Njoftimi nga Policia e Shkodrës
Shkodër/Informacion paraprak
Më datë 13.06.2021, rreth orës 20:20, në një banesë dykatëshe të pabanuar në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër, është gjetur pa shenja jete shtetasi A. D. 29 vjeç.
Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën disa ditë më parë si pasojë e perdorimit të tepërt të lëndëve narkotike.
Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.