Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Gërvalla: Jemi në fazën e zotimit, jo të hartimit të draftit për Asociacionin

15:44 16/05/2024
Reading Time: 3 min lexim
Ministrja e Jashte e Kosovës, Donika Gërvalla

Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë e Kosovës, Donika Gërvalla, tha se Kosova është në fazën e zotimit për hartimin e një draft-statuti për themelimin e Asociacionin e komunave me shumicë serbe, e jo në një fazë të avancuar.

“Po flasim për një zotim për të përgatitur një draft-dokument. Nuk po flasim as për një dokument të gatshëm, as një dokument të dorëzuar diku”, tha Gërvalla gjatë një konference për media më 16 maj.

Disa orë para kësaj konference, Gërvalla njoftoi se kishte informuar Këshillin e Evropës se Kosova mëton të përgatisë një draft-statut dhe ta dërgojë atë në Gjykatën Kushtetuese për interpretim në fund të muajit.

Gërvalla tha se pret që Këshilli i Evropës të marrë seriozisht këtë hap të Kosovës dhe të pranojë Prishtinën si anëtaren më të re të kësaj organizate për të drejtat e njeriut.

Deri më tani Kosova ka kaluar dy faza në rrugën drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Por, disa shtete anëtare kanë kushtëzuar anëtarësimin e shtetit me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Vendimi final për pranim në Këshill të Evropës merret nga Komiteti i Ministrave që takohet më 16 dhe 17 majt. Kosova nuk është futur në agjendë të takimeve në Strasburg.

“Angazhimi ynë është shumë i sinqertë dhe shumë seriozë, por ne presim që partnerët tanë ndërkombëtarë ta vlerësojnë këtë angazhim, këtë zotim dhe varësisht nga reagimi i palës tjetër ne do të shohim se a do të jemi në gjendje, në fund të fundit, ta draftojmë një dokument të tillë dhe më pas ta paraqesim. Deri më tani nuk jemi në procese të avancuara. Jemi te zotimi, me shpresën, duke lobuar maksimalisht që një zotim i tillë të shihet ashtu siç është, si një zotim i sinqertë dhe si i tillë të pranohet dhe të hapet dera për më në fund një zgjidhje e cila jo vetëm që nuk bie ndesh me ligjet tona, por edhe ofron shanse reale për qytetarët tanë të komunitetit serb”, tha Gërvalla.

E pyetur që të komentojë deklaratat se hapi i bërë për Asociacionin vetëm një ditë para se Komiteti i Ministrave të mblidhet në Strasburg është i vonuar, kryediplomatja kosovare u shpreh:

“Po ta konsideronim të vonuar do ta kishim dërguar më herët, nuk do ta kishim dërguar sot”.

Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, i tha Radios Evropa e Lirë se nuk pret që Kosova të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës më 17 maj, ku do të mund të votohej për pranimin e saj në këtë organizatë.

Ndërkaq, Gjermania – një prej shteteve që ka kushtëzuar rrugën e Kosovës drejt KiE-së me Asociacionin – tha se e konsideron hap konkret drejt themelimit të Asociacionit, vetëm kur Kosova të dorëzojë në Kushtetuese draft-statutin për Asociacionin.

Gjatë konferencës për media, Gërvalla nuk ofroi detaje për vizionin e Qeverisë së Kosovës për draft-statutin e Asociacionit, por përsëriti, ashtu siç kishte shkruar edhe në letrën që i dërgoi KiE-së, se drafti do të frymëzohet nga një dokument i paraqitur për këtë çështje vitin e kaluar nga organizata gjermane, Friedrich-Ebert-Stiftung.

“Drafti që kemi ofruar të shkruajmë është një dokument i cili në radhë të parë ka parasysh nevojat e qytetarëve tanë brenda Republikës së Kosovës, i cili bazohet në disa nga idetë e Friedrich-Ebert-Stiftung, pa thënë që është i tëri. Mirëpo, kur të fillojmë me shkrimin e draftit, atëherë me siguri që do të jeni të informuar se cilat do të jenë pikat kyçe, synimet dhe detajet e tij. Por, ende nuk jemi aty”, tha Gërvalla.

Përveç Friedrich-Ebert-Stiftung, në të kaluarën janë paraqitur edhe draft-statute të tjera për themelimin e Asociacionit.

Vitin e kaluar, Bashkimi Evropian, si ndërmjetës i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, i prezantoi palëve një draft-statut për Asociacionin. Por, Gërvalla tha se dokumenti më shumë cilësohet si non-paper dhe si i tillë nuk mund të dërgohet për shqyrtim në Kushtetuese.

Po vitin e kaluar, Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje për normalizimin e raporteve, që parasheh edhe sigurimin e një niveli të vetëmenaxhimit të komunitetit serb dhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në dialog.

Në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga BE-ja, Kosova dhe Serbia kanë arritur dy marrëveshje për Asociacionin: më 2013 dhe 2015.

Por, Gjykata Kushtetuese tha më 2015 se Marrëveshja mbi parimet për themelimin e Asociacionin nuk ishte në harmoni të plotë me aktin më të lartë juridik të shtetit. Harmonizimi, sipas Kushtetueses, mund të bëhet përmes akteve nënligjore.

Qeveria e Kosovës vazhdimisht është shprehur kundër një asociacioni njëetnik./REL

Të lidhura

Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau vajzën dhe fqinjin në Itali
Aktualitet

Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau vajzën dhe fqinjin në Itali

Gjykata e Krimeve të Rënda të Foggias dënoi me burgim të përjetshëm 47-vjeçarin shqiptar, Taulant Malaj, për vrasjen e vajzës...

22:06 27/06/2025
Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri
Aktualitet

Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri

Një zbulim i jashtëzakonshëm që pritet të ndikojë në rishkrimin e historisë arkeologjike të Europës është bërë në brigjet shqiptare...

18:57 27/06/2025
Para
Vrau gruan me thikë dhe e la në rrugë, arrestohet shqiptari në Greqi

Vrau gruan me thikë dhe e la në rrugë, arrestohet shqiptari në Greqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau vajzën dhe fqinjin në Itali

Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau vajzën dhe fqinjin në Itali

22:06 27/06/2025
Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri

Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri

18:57 27/06/2025
Elbasan/ Tentoi të vrasë 26-vjeçarin, arrestohet autori

Shpërthen bombola e gazit në Ishull Shëngjin, plagoset një grua

18:32 27/06/2025
Vatër e re e murtajës së bagëtive në Libohovë

Vatër e re e murtajës së bagëtive në Libohovë

18:22 27/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.