Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Gent Starzimiri: Më mirë ‘ordiner’ se ‘politik’… prapë!

15:50 19/01/2024
Reading Time: 3 min lexim

Nga Gent Strazimiri

Në kohën “Dvoranit” të parë, “Partia” kishte zyrtarisht një ndarje të qartë në politikën e saj penale ndaj shtetasve të dënuar për vepra penale.

I ndante në mënyrë sovjetike në “ordinerë” dhe në “politikë”!

“Ordinerë” ishin hajdutët e çdo lloji, rrugeçërit e çdo lloji, madje edhe përdhunuesit e vrasësit në tentativë, e deri tek shoferët që kishin shkaktuar aksident me vdekje.

“Politikë” ishin të gjithë ata që “Partia” mendonte se kishin menduar kundër saj, pavarësisht nëse kishin vepruar kundër saj apo jo, pavarësisht nëse u kishte shkuar në mend të vepronin kundër saj, apo jo.

Pjesa dërrmuese e tyre ishin thjesht lidhje të ngushta familjare të të dënuarve më parë për mospajtim me “Partinë dhe Pushtetin Popullor”, të cilët edhe vetë e dinin që ishin “pé i këputur” e që prisnin vetëm ditën të vinin t’i merrnin me “Gazin e Degës”, për t’i çuar të lidhur përpara “Arben Krajës”…

Domethënë, e dinin se ishte diçka “për t’u hequr, dhe e prisnin pak a shumë siç të vjen dita për të të marrë ushtar…

Në klasifikimin zyrtar që “Partia” bënte mbi rrezikshmërinë shoqërore që paraqisnin këto dy kategori shtetasish, “shoqërisht i rrezikshëm”, “kërcënim për shoqërinë”, “armik”, quhej ai “politik”, edhe nëse ishte erudit, poliglot, profesor i nderuar, familje me gjurmë në historinë e kombit.

Madje, nëse i kishte të gjitha këto më sipër ishte edhe më “armik i egër e i rrezikshëm për shoqërinë”.

Nëse të shihnin me një të tillë, qoftë dhe rastësisht, Arben Kraja e Ardian Dvorani të qepeshin dhe jo rrallë herë të merrnin në qafë e të shkatërronin jetën, sepse shoqërimi me ta ishte edhe provë se je “kundër moralit komunist”…

Me “ordinerët”, situata qëndronte ndryshe!

Për “Partinë”, ata nuk ishin më “shoqërisht të rrezikshëm” pasi kishin dalë nga burgu.

Kjo, edhe nëse kishin tentuar të vrasin, edhe nëse kishin përdhunuar, edhe nëse ishin hajdutë po aq sa ç’kishin qenë kur kishin hyrë brenda, madje shpesh edhe më të “specializuar”.

Me ta mund të qëndroje se Ardian Dvorani dhe Arben Kraja nuk i quanin më “shoqërisht të rrezikshëm”!

Ata “e kishin shlyer borxhin ndaj shoqërisë” dhe ishin “të rekuperueshëm”, sidomos nëse në burg “kishin patur sjellje të mirë”… që dmth ishin bërë spiuna…

Në këtë drejtësinë e dytë socialiste, pro-amerikane, “Partia” me “dorën e saj të ngrohtë”, me Ardian Dvoran dhe Arben Krajë, sapo dha shembullin se gjithçka është si më parë kur ishte anti-amerikane…

Sot, ka refuzuar kërkesën e Sali Berishës për të kryer detyrën si deputet në Kuvend sepse e quan shoqërisht të rrezikshëm dhe cënim të sigurisë së procesit…

Po sot, ka nxjerrë nga burgu “Rrajat” që lemerisën një popull të tërë, dhe kjo nuk përbën rrezik as për shoqërinë, e as për procesin…

Shoqërisht i rrezikshëm është Profesor Doktor Sali Berisha, ish-President i Republikës, ish-Kryeministër i Republikës, intelektual erudit e poliglot gjithashtu… njësoj si ata të 1945-ës…

Ai është rreziku për shoqërinë, sepse është “politik”, ai është armiku!

Sa për “Rrajat”, ata në fund të fundit “ordinerë” janë, vijnë dhe nga “familje e lidhur me luftën” dhe shoqëria nuk ka pse të ndjehet e kërcënuar prej tyre…

Ata thjesht janë përfshirë në vrasje me pagrsë, trafik droge, përdhunim, rrahje e kërcënime që i filmojnë dhe i publikojnë, por ata nuk janë armiq si Sali Berisha, nuk kanë pse të qëndrojnë në burg…

T’ua lësh në dorë këtyre kërmave sovjetike sërish drejtësinë, në një vend tashmë anëtar të NATO-s, kandidat për BE dhe, ta quash edhe drejtësi e modelit amerikan, a pro-amerikane, ky është sakrilegj ndaj drejtësisë, Amerikës dhe amerikanizmit.

Më anti-amerikane se kaq, më sovjetike se kaq, deri në detaje, deri në perversitet, me të njëjtat personazhe, një mënyrë të menduari e praktikë të vepruari, nuk mund të jetë!

Për shkak të kësaj praktike perverse sovjetike, ende sot paguajmë dëmshpërblim financiar për dëmin që Dvorani dhe Arben Kraja kanë shkaktuar në të njëjtat pozicione që mbajnë sot, me të njëjtat mekanizma që po përdorin sot.

Cilido delenxhi, vendali a jabanxhi qoftë, që vazhdon të thotë se po ecim drejt “pandëshkueshmërisë perëndimore”, apo se po ecim “ngadalë por me hapa të sigurtë”, është thjesht i shitur tek këta horra, dhe i duhet dhënë xhevapi: këtë film e kemi parë njëherë dhe biletën e kishte shumë të shtrenjtë… nuk e paguajmë dot!

KAQ!

Etiketa: Gent Starzimiriopinion

Të lidhura

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë
Aktualitet

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mesditë në Prishtinë, ku një 34-vjeçar ka plagosur me thikë partneren e tij...

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit
Aktualitet

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se ndikimi i krimit në zgjedhje ka vazhduar edhe gjatë këtij procesi zgjedhor, por në...

16:09 09/05/2025
Para
Zelenskyy flet me Ramën: Mirënjohje Shqipërisë për mbështetjen ndaj Ukrainës

Zelenskyy flet me Ramën: Mirënjohje Shqipërisë për mbështetjen ndaj Ukrainës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

16:09 09/05/2025
Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

15:44 09/05/2025
Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

15:17 09/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.