Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) si dhe ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka publikuar një hartë të vendndodhjeve të varrezave masive me shqiptarë të Kosovës, të vrarë gjatë luftës, të identifikuara në Serbi.
Sipas Hoxhajt, Bashkimi Europian po hesht në lidhje me hapjen e varreve masive në Serbi.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Tëitter, Hoxhaj ka publikuar një hartë të varrezave masive në Serbi, ku tha se Serbia i ka fshehur ato.
Postimi i plotë:
“Kjo është harta e varrezave masive serbe që Serbia i ka fshehur dhe sot është duke u hapur një varr masiv, me kosovarë të vrarë, vetëm disa javë pasi Daçiç kërcënoi serbët që zbuluan këto varre masive, ai po i shtyn ata të bëhen dëshmitarë në Gjykatës Speciale. BE-ja po qëndron në heshtje”, ka shkruar Hoxhaj në Tëitter.
Kujtojmë se ditën e hënë në një pjesë malore mes Rashkës dhe Kizhevakut të Serbisë, janë gjetur mbetje mortore, të cilat besohen të jenë të viktimave nga lufta e fundit në Kosovë në vitin 1999./Gazetareforma.com/