Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Gazment Bardhi nga Gramshi: Kur qeveria mashtron, duhet ndëshkuar me votë!

10:44 15/04/2021
Reading Time: 4 min lexim

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike, për Qarkun e  Elbasanit, Gazmend Bardhi ka zhvilluar një bashkëbisedim me banorët e Gjergjovinës në Gramsh. Bardhi nga aty ka bërë thirrje që më 25 prill të votojnë ndryshimin, në mënyrë që të dalim nga kriza dhe nga gjendja e rënduar dhe kjo mund të ndodhin vetëm me pjesëmarrjen masive në votime.

“Zgjidhjen e kemi të gjithë në dorë. Që ju të keni një qeveri që është krah jush dhe mbështetje për ju do të duhet e para, që të merrni masivisht pjesë në votimet e 25 prillit, se shpresa e vetme e Edi Ramës është që ju të mos dilni, t’u mbajë në datën 25 në shtëpi ose t’u blejë me ato metoda që ka përdorur sa hërë ka organizuar zgjedhje. Ai na vjedh në 8 vite dhe më pas mendon se mund të na e blejë dinjitetin një ditë para zgjedhjeve, pasi na ka shkelur me këmbë”, tha Bardhi.

Ndër të tjera Bardhi ka shtuar se me anë të votës dhe besimit në Partinë Demokratike, do të vim te ndryshimi i dëshiruar nga të gjithë.

“Të votojmë të vetmen parti që i është bashkuar nevojës tuaj për ndryshim. Por që të shkojmë te plani i punës që përkon me dëshirën dhe me nevojën e shumicës së shqiptarëve për t’i ndryshuar gjërat, ne na duhet ndihma juaj, na duhet vota juaj, na duhet mbështetja juaj. Duke votuar Partinë Demokratike, numrin 9 te fleta e votimit, te jeni të sigurtë që i jepni një shans dhe një mundësi Shqipërisë të ecë përpara, ashtu siç i jepni një shans dhe një mundësi brezit tim, apo çunave që janë më të rinj se unë në moshë, që të besojnë se në Shqipëri mund të jetohet sepse, në fakt, në Shqipëri mund të jetohet. Vetëm se duhet të ketë një qeveri që nuk mendon për 10 njerëz, por mendon për tre million shqiptarë”, tha Bardhi.

Gazment Bardhi bëri një analizë të 8 viteve të qeverisjes, se si premtimet e mëdha të Edi Ramës, u shndërruan në përkeqësime në çdo fushë.

“Ky që kemi 8 vite në qeveri erdhi me një ofertë që na ofronte të gjithëve mrekulli, e mbani mend, 300 mijë vende punë, shëndetësi falas, legalizime falas, ulje taksash, arësim falas…. çdo gjë që i doli përpara na tha se do na e jepte. Realiteti sot është i ndryshëm. Jo vetëm që nuk na i ofroi falas, por na i rriti, duke filluar nga çmimi i energjisë elektrike, secili prej jush paguan dyfishin e asaj që paguante para 8 vitesh në faturën e energjisë elektrike, secili prej jush paguan 2 fishin a tre fishin e taksave duke filluar nga taksa e tokës e taksë gjelbërimi, taksë pastrimi, e taksë ndriçimi, e nuk kanë lënë rast pa ju marrë lekët që keni në xhep.

Mjafton të shikosh si ka funsionuar skema e subvencioneve në bujqësi, nuk ka nevojë të japësh shembuj të tjerë. Ai thotë se ka shpërndarë 95 milion euro, vitin e shkuar, unë po bëj tre muaj që kam ardh në qark ed dhe nuk kam lënë fshat pa shkuar dhe i kam pyetur siç po ju pyes juve sot, ka marrë ndonjëri nga ju ndonjë lek nga subvencionet në bujqësi dhe blektori, nga këto 95 milion që ka shpërndarë vetëm vitin e shkuar. Asnjë nuk ka marrë! Ju e dini shumë mirë se ku kanë shkuar leket, kanë shkuar te 10 njerëz”, vlerësoi Bardhi.

Drejtuesi Politik shpjegoi skemën e PD për subvencionimin që do ta nxjerrë fshatin dhe fermerin nga kriza e do t’i krijojë kushtet të ecë përpara e të krijojë mirëqënie.

“Ne e kemi vënë fshatin në prioritet të planit tonë të punës. Çfarë kërkoni ju nga qeveria, infrastrukturën, të keni rrugë, ujë, drita, që është turp i Zotit që të diskutosh në vitin 2021 për këto. E dyta që kërkoni është që t’u lënë të punoni. E treta, atë që ju takon me ligj, subvencionet në bujqësi të vijnë në dorën tuaj si mbështetje që ligji ua ofron dhe që ju takon. Prandaj e kemi vendosur prioritet, mbështetje financiare në bazë të asaj që prodhon. Nëqoftëse do prodhosh pesë kilogram domate do marresh një lek, po prodhove pesëdhjet do marrësh dhjetë lekë. Nuk mund të ndodhë kurrë që ju të punoni nga mengjesi e deri në dark, e ndërkohë që kostoja e prodhimit të jetë më e lartë se ajo që ju e shisni, që nga njëra dorë duke shitur produktin që është djersa dhe mundi juaj ju të merrni 10 lek, dhe nga dora tjetër shteti të thotë më jep 15 lek”.

Sipas Bardhit, gjykimi që duhet të bëjnë njerëzit me 25 prill është i thjeshtë. Nëse qeveria ka përmirësuar jetën e tyre, duhet të qendrojë, në të kundërt duhet ndëshkuar dhe i duhet dhënë besimi dikujt tjetër që mban angazhimet.

“Nëqoftëse në shtëpitë tona jemi më mirë seç kemi qënë më përpara, do të thotë që ka bërë punë të mirë qeveria. Nëqoftëse jemi më keq, dhe pjesa dërrmuese e familjeve vuajnë për bukën e gojës, do të thotë që qeveria nuk e ka bërë punën. Dhe si në çdo ndërrmarje private dhe shteti ashtu duhet të funksionojë, kush nuk bën punën do të duhet të shkarkohet nga puna, jo t’i japësh një mundësi tjetër siç kërkon ky. Prandaj ky është një moment shumë i rëndësishëm për secilin nga ne, ku do të duhet të përcaktojmë nëse duam të rrimë këtu ku jemi apo duam të bëjmë një hap përpara. Dhe për të bërë një hap përpara na duhet ndryshimi dhe jam i sigurtë, besimplotë, të jem i sinqertë, e shikojnë në sytë e juaj, që ne këtu do dalim fitues”, deklaroi Gazment Bardhi.

Etiketa: Gazmend Bardhinga gramshithirrje per ndryshim

Të lidhura

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Ndërsa procesi i numërimit po shkon drejt fundit, janë publikuar të dhënat paraprake për 10 kandidatët më të votuar nga...

19:54 15/05/2025
Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza
Aktualitet

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Të paktën 62 persona humbën jetën në Rripin e Gazës si pasojë e një vale të re sulmesh ajrore izraelite...

19:34 15/05/2025
Para

Aksident i rëndë në Divjakë/ Humb jetën 19-vjeçarja, dy persona të plagosur (Emrat)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

19:54 15/05/2025
Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

19:34 15/05/2025
Votat e diasporës, mbërrin ngarkesa e fundit me fletët e votimit në Parkun Olimpik

Votat nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

19:16 15/05/2025
“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

18:53 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.