Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Gazetaria që bën zhurmë por nuk flet: Kur Basir Çollaku mban peng të vërtetën

14:46 26/09/2025
Reading Time: 4 min lexim

Nëse dikush kishte ende dyshime se gazetari Basir Çollaku është kthyer në simbolin më të qartë të gazetarisë që bërtet, por nuk flet, që paralajmëron, por nuk zbulon, që kërcënon me të vërteta, por nuk i thotë kurrë, mjafton të dëgjonte deklaratën e tij më të fundit në SYRI TV. Në një emision me shumë zhurmë dhe zero substancë, Çollaku hodhi sërish në eter një “tronditje” të re: takimi i disa ministrave shqiptarë me kartelet e drogës në Aruba.

E quajti “samit kokaine”, përmendi një “bord mafioz” brenda qeverisë, foli për çartera, për bashkëpunim ndërkombëtar të krimit. Dhe pastaj? Asgjë. Përsëri asnjë emër. Përsëri zero prova. Përsëri i njëjti mashtrim që ka kthyer gazetarinë në pazar.

Një model i vetëdijshëm dezinformimi. Është një mënyrë për të mbajtur publikun në ankth të përhershëm, në pritje të një të vërtete që nuk do të vijë kurrë. Është një tregti heshtjeje, ku informacioni mbahet peng për qëllime që s’kanë asnjë lidhje me transparencën apo interesin publik.

“Kam dy vite që e kam përmendur këtë takim të Arubas, di dhe emrat e ministrave që kanë qenë aty,” deklaroi Çollaku me një vetëbesim që është tashmë qesharak. Po përse nuk i ke përmendur? Pse nuk i thua? Çfarë pret? Kujt i druhesh? Apo është fjala për diçka tjetër: se ndoshta i përdor si mjet presioni? Si kartë shantazhi për ndonjë marrëveshje prapa skene? Ose, më keq akoma, ndoshta nuk ke asgjë në dorë. As emra, as fakte. Vetëm tym.

Këtu nuk flitet për një gabim teknik, por për një sistem që ai e ushqen dhe e përdor: gazetaria që paralajmëron por nuk godet, që ngre tension por nuk artikulon asnjë emër konkret, që mashtron me pompozitet dhe mbulon me tym krimin në vend që ta zbulojë. Një gazetari që është bërë kllouni i radhës i medias shqiptare: bërtet për të tërhequr vëmendje, jo për të ndriçuar të vërtetën.

Për vite të tëra, Çollaku ka përdorur të njëjtin format: “I di emrat”, “Kam dokumentet”, “Do i them nesër”, “Janë aty, në sirtar”. Por nuk ka thënë asgjë. Asnjëherë. Dhe kur dikush ka një informacion që implikon ministra në trafiqe ndërkombëtare dhe nuk e publikon, është bashkëpunëtor me heshtjen. Është pjesë e problemit. Është hallkë në zinxhirin e pandëshkueshmërisë që ai vetë pretendon se e lufton.

Rasti i famshëm me “dy telefonat e mafies”, për të cilët Çollaku deklaroi se përfaqësonin “krimin e organizuar, biznesin dhe politikën”, është një tjetër dëshmi e kësaj loje të pistë. Ai u zotua publikisht: “Miqtë e SPAK-ut i dinë këto gjëra. Me emra, me mbiemra, me ministra, me deputetë, me kandidatë që janë aktualisht, që do t’i tregojmë së shpejti.” Dhe sërish, “së shpejti” nuk erdhi kurrë. Sepse ky “shpejt” nuk ekziston. Sepse ky informacion nuk jepet. Vetëm shitet. Vetëm negociohet. Vetëm përdoret për t’u dukur si njeriu që “i di të gjitha” pa thënë asgjë.

Dhe e njëjta gjë ndodhi edhe me Altin Dumanin, kreun në largim të SPAK. Prej muajsh, Çollaku lëshonte aludime për “prokurorë që bashkëpunojnë me krimin”, për “strukturë të kapur”, për “funksionarë që ndihmojnë trafikantët”. Por nuk përmendi asnjë emër. As kur duhej. As kur ishte koha për të vepruar. E tha shumë vonë. Vetëm kur gjithçka kishte marrë fund dhe kur vetë Dumanit i kishte rënë perdja. Vetëm pasi ishte rrënuar perceptimi i tij si drejtues i pavarur. Tani që ai largohet me një trashëgimi të zbehur, me një kujtesë publike të komprometuar dhe një besim institucional të dobësuar, Çollaku më në fund del dhe thotë: “Ja, ky ishte problemi.” Por tani nuk ka më vlerë. Sepse tani është vonë. Sepse tani, denoncimi është bosh. Nuk është gazetari. Është tallje me inteligjencën e publikut.

Dhe tjetri që do vijë pas Dumanit? Me siguri do jetë një figurë më e përkulur, më e kontrollueshme, më e pajtueshme me interesat politike të mazhorancës. Pra, një garantues i status quo-së, jo një sfidues i sistemit. Dhe kur ai të nisë punën, sërish do dëgjojmë nga Çollaku të njëjtat fjali: “E di kush është”, “Do e them”, “Pres momentin”. E kemi parë filmin. E dimë si mbaron. Me heshtje. Me asgjë.

Është e njëjta skemë që ai ka përdorur me të gjithë. Ashtu si edhe Ervin Karamuço, që deklaroi se Roven Zeka ishte kërcënuar nga një “biznesmen i fuqishëm”, por jo, nuk na tha se kush. Thjesht një tjetër goditje në ajër. Një tjetër “sensacion” pa peshë. Një tjetër moment “dramë” që nuk mbështetet nga asnjë provë.

Gazetaria që mban në sirtar “bombat” dhe i përdor vetëm kur i leverdis, është pazar. Është tregti. Është një formë e ulët e manipulimit publik. Është një poshtërim i profesionit dhe një tallje me publikun që pret ndriçim dhe merr mjegull.

Çfarë do Çollaku? Para? Vëmendje? Nderime? Apo ndjen frikë nga ndonjë palë që e mban nën kontroll? Në cilindo version, një gjë është e qartë: ai nuk i shërben të vërtetës. Ai e përdor. Ai e deformon. Ai e shet në doza të fragmentuara, në varësi të interesit të momentit. Kjo është më e rrezikshme sesa çdo censurë qeveritare, sepse është sabotazh brenda vetë gazetarisë.

Shqipëria ka nevojë për zëra që flasin, jo për aktorë që bërtasin.

Mjaft më. Boll më me këta “denoncues” që nuk denoncojnë. Boll më me këta “gazetarë” që s’kanë thënë kurrë një emër në kohën e duhur. Boll më me spektakël pa substancë, me patriotizëm të rremë dhe me moralin e shitshëm. Boll më me gazetarinë që ka frikë të jetë gazetari.

Sepse koha për të thënë të vërtetën është gjithmonë tani. Dhe kush nuk e thotë tani, më mirë të heshtë përgjithmonë!

Etiketa: Basir Collakureformaeditorial

Të tjera

Aksident i rëndë në Pejë: Vëllai i Gjestit humb jetën në përplasje me motor
Aktualitet

Aksident i rëndë në Pejë: Vëllai i Gjestit humb jetën në përplasje me motor

Një ngjarje tragjike është shënuar këtë të enjte në fshatin Qungur të Pejës, ku një përplasje mes një veture dhe...

16:12 26/09/2025
3 vite nga vrasja e Joy Aoko-s në Tiranë/ Nëna: E di kush e vrau, e di dhe policia
Aktualitet

3 vite nga vrasja e Joy Aoko-s në Tiranë/ Nëna: E di kush e vrau, e di dhe policia

Kanë kaluar tre vite nga ngjarja e rëndë e 13 gushtit 2022, kur studentja 22-vjeçare nga Kenia, Joy Aoko, humbi...

16:01 26/09/2025
Para
“Më plasën në qeli se preka makinën e një të pushtetshmi”/ Rrëfimi i turistit holandez

“Më plasën në qeli se preka makinën e një të pushtetshmi"/ Rrëfimi i turistit holandez

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Aksident i rëndë në Pejë: Vëllai i Gjestit humb jetën në përplasje me motor

Aksident i rëndë në Pejë: Vëllai i Gjestit humb jetën në përplasje me motor

16:12 26/09/2025
3 vite nga vrasja e Joy Aoko-s në Tiranë/ Nëna: E di kush e vrau, e di dhe policia

3 vite nga vrasja e Joy Aoko-s në Tiranë/ Nëna: E di kush e vrau, e di dhe policia

16:01 26/09/2025
Rrjeti i drogës nga Sukthi në Tiranë: Zbardhen detajet, publikohet fotoja e çiftit që transportonin lëndën narkotike

Rrjeti i drogës nga Sukthi në Tiranë: Zbardhen detajet, publikohet fotoja e çiftit që transportonin lëndën narkotike

15:58 26/09/2025
Banorët kundërshtojnë projektin e Bashkisë Durrës dhe AADF për parkun arkeologjik: “Po na prishin shtëpitë pa na dëgjuar”

Banorët kundërshtojnë projektin e Bashkisë Durrës dhe AADF për parkun arkeologjik: “Po na prishin shtëpitë pa na dëgjuar”

15:54 26/09/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.