Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Gazetari ngre shqetësimin, ja si është katandisur një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit

16:31 04/12/2022
Reading Time: 2 min lexim

Ditën e sotme, gazetari Ermal Musolini ka ngritur shqetësimin për një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit, rrugën “Myslym Shyri”.

Sipas gazetarit rruga “Myslym Shyri” është treguesi se sa i vlerëson bashkia këmbësorët, shumicën e banorëve të Tiranës!

Postimi i plotë i gazetarit Ermal Musolinit

Rruga “Myslym Shyri” është një nga më të bukurat e Tiranës. Po ta shikosh nga sateliti, sigurisht. Me trotuare të gjera, pemë anash dhe plot dyqane, duket e tillë.

Ah, nëse ju bie rasti ta bëni në këmbë, ditëve me shi, është një toturë pllaquritje, me pllaka mashtruese të zhytura në pellgje uji e balte që këmba ime e pafajshme i kthen në ujëvara pisllëku që përplasen me këmbën tjetër e të futen në palcë! Është e kotë çdo tentativë për tu ruajtur! Isha me sytë poshtë, me shpresën se do të shpëtoja ç’të mundja nga një driblim inteligjent pllakash por përfundova i dorëzuar plotësisht pas 100 metrash!

Nja tridhjetë pllaka të puthitura në dukje, të përzgjedhura me kujdes nga ana ime, më shpërblyen në shatërvane uji që më nxorën nga shpirti sharje të vetmevetshme që shastisën kalimtarët. Ndërkohë, korsia e biçikletave, nja 2 m e gjatë dhe pa asnjë çiklist në të, ma bënte me sy! Aty nuk kishte pllaka që lëshonin stërpikë deri në Kashar por asfalt i ngjyrosur që të joshte  Doja të futesha në të por e dija se do çudisja dynjanë! Ndonjë çiklist që mund të vinte do më shihte si pronari ekskluziv i asaj korsie, ndërsa unë si ndonjë humbameno të sapombërritur në metropol! Ashtu i bërë qull i dola në krye i betuar që për asnjë arsye nuk do e kaloja më atë rrugë në kohë me shi! Isha me çadër, me këpucë me qafa, dhe përfundova i bërë qull! Mallkova shtetin e biçikletave, Bashkinë e propagandës dhe punëmbaruarit mashtrues që na shesin sapunin për djathë!

Rruga Myslym Shyri është  treguesi sesa i vlerëson Bashkia këmbësorët, shumicën e banorëve të Tiranës!

Edhe diçka në fund. Ajo rrugë e bukur e ka nënvlerësimin qysh në fillim fare. Emri iu vu në nderim të një ish hamalli I cili iu bashkua lëvizjes Nacionalçlirimtare në vitin 1942 si partizan në çetën e Pezës.  U vra në një betejë në Dibër. Kaq mund të lexoja për të pas kërkimeve. Si është e mundur që rrugës kryesore të Tiranës t’i vihet emri i një figure kaq periferike?! Ia vuri Enver Hoxha me propozim të Myslym Pezës në vitin 1969. Aso kohe rrugët e Tiranës numëroheshin me gishta. Absurde më duket!

Meqë është edhe kohë fushate le ta fillojnë punën nga kjo rrugë.

Të tjera

Gardiani që ruan xhepat e oligarkëve: Denar Biba kërkon të “përgjojë” telefonat për konkurrencë të ndershme
Aktualitet

Gardiani që ruan xhepat e oligarkëve: Denar Biba kërkon të “përgjojë” telefonat për konkurrencë të ndershme

Pas katër orësh raportimi në Komisionin e Ekonomisë, kreu i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba, befasoi edhe më skeptikët me...

16:32 24/10/2025
Lala: Një i dënuar kërkoi të bëhej i penduar për të zbardhur fatin e Martinajt, por iu refuzua statusi
Aktualitet

Lala: Një i dënuar kërkoi të bëhej i penduar për të zbardhur fatin e Martinajt, por iu refuzua statusi

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për kërkesën e babait të Ervis...

15:47 24/10/2025
Para
Covid-19 në vend! Bilanci i rasteve dhe viktimave gjatë 24 orëve të fundit

Covid-19 në vend! Bilanci i rasteve dhe viktimave gjatë 24 orëve të fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Gardiani që ruan xhepat e oligarkëve: Denar Biba kërkon të “përgjojë” telefonat për konkurrencë të ndershme

Gardiani që ruan xhepat e oligarkëve: Denar Biba kërkon të “përgjojë” telefonat për konkurrencë të ndershme

16:32 24/10/2025
Lala: Një i dënuar kërkoi të bëhej i penduar për të zbardhur fatin e Martinajt, por iu refuzua statusi

Lala: Një i dënuar kërkoi të bëhej i penduar për të zbardhur fatin e Martinajt, por iu refuzua statusi

15:47 24/10/2025
Policia turke bastis live televizionin opozitar, arrestohet drejtori i lajmeve

Policia turke bastis live televizionin opozitar, arrestohet drejtori i lajmeve

15:42 24/10/2025
Gazment Bardhi: “Belinda e pandehur në SPAK, Rama telefonata kërcënuese prokurorit!”

Gazment Bardhi: “Belinda e pandehur në SPAK, Rama telefonata kërcënuese prokurorit!”

15:20 24/10/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.