Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Gazetari ngacmon trajnerin e Partizanit: Kush fiton Tirana apo Kukësi? Trajneri i kthen përgjigjen e papritur

20:33 09/02/2019
Reading Time: 3 min lexim

Partizani është një nga skuadrat që duhet thënë se është duke shkëlqyer dhe merita është sigurisht e trajnerit, Skënder Gega. Trajneri është përpjekur që t’i injektojë lojtarëve pasionin e tij për Partizanin e viteve 80 dhe mesa duket ia ka arritur më së miri. Kjo sigurisht është një arsye shumë e mirë pse të ndihet i kënaqur dhe i plotësuar me skuadrën e tij, megjithatë në një intervistë, Gega ka shprehur edhe anën e tij të diplomatit. Duke qenë se ditën e nesërme pritet të zhvillohet një ndeshje e fortë mes Tiranës dhe Kukësit, gazetari e ka pyetur Gegën se kë preferon që ta fitojë ndeshjen, mirëpo ky i fundit i është përgjigjur se ajo që preferon është që të humbasin të dyja.

Kjo është intervista e plotë

Pjesë e parë ku kundërshtari ishte agresiv, por në të dytën dolën cilësitë tuaja…

Loja është 90 minuta, në të parën ata treguan se ishin vendosur mirë. Patën agresivitet, erdhën këtu me synime, pas 2 ndeshjesh të mira. 90 minuta janë shumë, rëndësi ka që nuk u dëmtuam në të parën. Në të dytën, gjithçka foli për ne, edhe pse bëmë gabime.

Keni alternativa. Debutimi i Dukës?

Më vjen keq që u dëmtua Rexhepi, do na ndihmojë shumë. Këto janë plagët e ardhjeve të janarit. Janë deficit në përgatitjen fizike, por për fat të mirë kemi alternativa. Atanda është një lojtar që i bën dy pjesët, edhe stoli është plot. Uroj që kujt t’i jepet mundësia, ta kuptojë e ta shfrytëzojë. Dukën e njoh personalisht. Thuhet se është prurja ime, por e di sa profesionist është. Ai ka nevojë të rritet fizikisht. Do ingranohet shpejt, por është vetëm fillimi. Shpresoj t’i shërbejë grupit.

Skuadra është automatizuar. Ke 3 lojtarë, Mensah, Hebaj dhe Kardozo. 1 do luajë, 2 të tjerët mund të të sjellin probleme?

Asnjë nuk më sjell probleme. Nëse dikush e kupton që është profesionist, e di mirë. Partizani ka rregulla, edhe unë kam rregullat e mia. I trajtoj të gjithë njëlloj. Në bazë të kontributit, do luajnë. Është luks të kesh 3 lojtar, por të gjithë duhet ta kuptojnë që 11 luajnë. Pjesa tjetër, për aq minuta sa të jepen, duhet të japësh maksimumin. Kryesor është ekipi, jo vetja.

Ibrahimi kishte më shumë detyra mbrojtëse. Po Idrizaj, a mund të përdoret më shumë?

Idrizaj ka bërë 2 ndeshje, është zgjedhje e jona. E kemi mikpritur në ekip, por sot nuk e aktivizuam. Jam i kënaqur për atë që Labi dha në fushë. Të gjithë kanë preferencat e veta, por në fund unë vendos. Idrizaj dhe Ibrahimi janë pjesë e fortë e ekipit, po ashtu edhe në krahët tjera. Kemi dhe 15 ndeshje. Do na duhen të gjithë.

Nesër Kukësi-Tirana, a jeni tifoz bardheblu për një ditë?

Unë jam tifoz i Partizanit. Nuk e kemi në dorë ecurinë e skuadrave të tjera. Edhe ne kemi ngecur. Nuk e di sa janë gëzuar kundërshtarët. Nëse Kukësi e meriton mund të fitojë. Asnjë ndeshje nuk është e lehtë. Janë ekipe që duhet të japin maksimumin në çdo ndeshje.  Tirana ka treguar futboll, por nëse do e kisha në dorë unë, do kërkoja humbjen e të dyjave (qesh). Por ne do të shikojmë ecurinë tonë dhe të fokusohemi te ekipi ynë. Të jem i sinqertë, edhe ne kemi ngecur në disa ndeshje dhe nuk e di nëse janë kënaqur rivalit. Kampionati është i gjatë dhe asnjë ndeshje nuk është e lehtë. Diferencat mes skuadrave nuk janë të mëdha dhe çdo gjë mund të ndodhë. Presioni te ne është të ruajmë këtë ritëm dhe të mos bëjmë hapa falsU bë kaq kohë që punojmë bashkë, lojtarët i dinë me sy mbyllur detyrat. Gjatë lojës ka gabime. Edhe kur bëjmë ndërrime nuk ndryshojmë mënyrën e lojës. Një dëmtim i vogël mund të na i ndryshojë gjërat, por ia lemë kohës. Do mundohemi të bëhemi gatshëm për ndeshjen ndaj Laçit.

Incidenti në Fushë-Krujë, a ishin tifozë të Partizanit ata që sulmuan Skënderbeun?

Unë isha një fushën e futbollit.  Me gjithë respektin që kam, duhet të pyesni policinë e shtetit jo trajnerin.

Etiketa: Skender GegaTirana- Kukesitrajneri i partizanit

Të tjera

Presioni sistematik i Ramës kundër gjyqësorit: Disa sulme brenda njëzet e katër orëve, fushatë me mediat e kapura dhe gënjeshtrat për botën
Aktualitet

Presioni sistematik i Ramës kundër gjyqësorit: Disa sulme brenda njëzet e katër orëve, fushatë me mediat e kapura dhe gënjeshtrat për botën

Edi Rama ka një problem me gjyqësinë. Jo vetëm me SPAK-un që po heton anëtarë të qeverisë së tij, por...

19:19 09/02/2026
Oligarkët që bashkojnë qeverinë dhe opozitën: Pse protestat në Shqipëri shtypen një nga një dhe askush nuk ngrihet për tjetrin
Aktualitet

Oligarkët që bashkojnë qeverinë dhe opozitën: Pse protestat në Shqipëri shtypen një nga një dhe askush nuk ngrihet për tjetrin

Rreth 60 familje në Baks-Rrjoll të Velipojës janë në protestë prej ditësh. Mbrojnë një tokë prej rreth 1.46 milionë metrash...

19:14 09/02/2026
Para

Vrasja e Ardit Gjoklajt/ Gjykata mbështet versionin: Arditi është vrarë jashtë landfillit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Presioni sistematik i Ramës kundër gjyqësorit: Disa sulme brenda njëzet e katër orëve, fushatë me mediat e kapura dhe gënjeshtrat për botën

Presioni sistematik i Ramës kundër gjyqësorit: Disa sulme brenda njëzet e katër orëve, fushatë me mediat e kapura dhe gënjeshtrat për botën

19:19 09/02/2026
Oligarkët që bashkojnë qeverinë dhe opozitën: Pse protestat në Shqipëri shtypen një nga një dhe askush nuk ngrihet për tjetrin

Oligarkët që bashkojnë qeverinë dhe opozitën: Pse protestat në Shqipëri shtypen një nga një dhe askush nuk ngrihet për tjetrin

19:14 09/02/2026
Lapsus në përkthim në Hagë: Jo 45 vite gjithsej, por 45 vite burg për secilin ish-komandant të UÇK-së

Lapsus në përkthim në Hagë: Jo 45 vite gjithsej, por 45 vite burg për secilin ish-komandant të UÇK-së

14:54 09/02/2026
BE financon qendra të inteligjencës artificiale në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, Shqipëria me “Diellën” mbetet jashtë fondeve

BE financon qendra të inteligjencës artificiale në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, Shqipëria me “Diellën” mbetet jashtë fondeve

14:22 09/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.