Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Gazetari britanik: Shqipëria na ka mposhtur në menaxhimin e situatës me Covid-19

16:30 07/06/2020
Reading Time: 3 min lexim

Gazetari britanik Alastair Campbell ka shkruar një artikull në “The Independent” ku thotë se Shqipëria e ka mposhtur Britaninë sa i përket menaxhimit të situatës së Covid-19, pasi sipas tij kur kryeministri britanik ishte ende duke i shtrënguar duart në spital dhe duke i nxitur njerëzit që të shkojnë në gara dhe të shikojnë ndeshje futbolli në stadiume, Shqipëria ishte në izolim të plotë.

Campbell shkruan me tej se gjatë një bisede me berberin e tij shqiptar, Alex Palushi ka kuptuar gjithë situatën në vendin tonë.

“Berberi shqiptar është tifoz i pakënaqur i Arsenalit, unë fanatik i Burnely-t. Gjithashtu në këtë komunikim ne kemi folur shumë edhe për politikën shqiptare. Menjëherë pas shpalljes se gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të pandemisë në Shqipëri atij i duhej që të shkonte të shikonte babain e tij që ishte i sëmurë por udhëtimi i tij u ndalua në Malin e Zi të cilët nuk e lejuan që të shkonte më tej”.

Britaniku vijonë  tej duke bërë me dije se shqiptari i dëshpëruar, i kishte telefonuar dhe i kishte kërkuar që të shikonte në internet në lidhje me detajet që duhej për të përfunduar këtë udhëtim.

Gjatë kërkimit ai kishte zbuluar se ekzistonte një aplikacion me të cilin kushdo mund t’i kontaktonte ministrat e qeverisë shqiptare në mënyrë të drejtpërdrejtë, t’ua sqaronte problemet që ka dhe secili ministër e ka një ekip për të ofruar ndihmë për zgjidhjen e atyre problemeve.

Përmes këtij aplikacioni gazetari thekson se ka zbuluar se, njerëzit i kanë publikuar nevojat dhe problemet e tyre që lidhen me Covid-19 edhe në faqen e Edi Ramës në Facebook dhe ku ai është munduar që tu japë përgjigje rreth detajeve.

“Në Shqipëri, 34 persona kanë vdekur nga koronavirusi, ndërsa në Britaninë e Madhe, edhe me statistika zyrtare, kanë vdekur më shumë se 40 000, por shifra e skajshme e vdekjeve është mbi 60 000. Vetëm në një ditë në Britani kanë vdekur dhjetë herë më shumë qytetarë nga Covid-19, sesa që kanë vdekur në Shqipëri gjatë tërë krizës. Natyrisht, Shqipëria është një vend shumë më i vogël, por ajo është përballur saktësisht me të njëjtat sfida si të gjithë të tjerët dhe ndodhet shumë më afër Italisë, e cila, në një pikë të caktuar, derisa Johnson-i dhe kompania e tij nuk e prishën punën, u duk se është kryeqendër evropiane e koronavirusit”.

Campbell shkruan se për secilin që mendon të tallet me Shqipërinë, të ketë parasysh këtë gjë: “shkalla e vdekshmërisë për një milion banorë atje është 11, e jona është gati 600, këtë e quan “sukses të dukshëm” kryeministri Johnson.”

“Ndërkohë që Rama dërgonte fotografi të rrugëve të zbrazëta, ai më dërgoi një titull të BBC-së, ku Johnson thoshte se shkollat do të qëndrojnë të hapura, sepse “mbyllja e tyre do të mund të shkaktonte më shumë dëm se dobi”, duke më shkruar “WTF!! Ndërkohë që Shqipëria pas dy javësh e kishte nën kontroll situatën, dhe kryeministri Rama mund të dërgonte mjekë dhe infermierë në Itali, duke u renditur i pari në një analizë për liderët botërorë dhe punën e tyre në menaxhimin e krizës. Ndoshta qeveria britanike duhet të kërkojë nga shqiptarët që ta marrin përsipër aplikacionin “Isle of Wight”, i cili ishte duke u bërë “ndryshues i lojës”, ose të kërkojë nga kryeministri Johnson që të vendosë një çorap në të kur të pretendojë se është duke u zbatuar testim dhe përcjellje e sistemit botëror, kur qartazi nuk është. E njoh Ramën për vite të tëra dhe kam parë dikë që di si ta kryejë punën e kryeministrit, gjithashtu e njoh Johnson-in për vitet të tëra dhe kam parë mjaft për të ditur se ai nuk mund ta bëjë këtë”, thekson ai.

Të tjera

“Sot futën policinë për të arrestuar kalamajtë në protestë dhe për t’u hedhur bombula gazi në kokë”
Aktualitet

“Sot futën policinë për të arrestuar kalamajtë në protestë dhe për t’u hedhur bombula gazi në kokë”

Nga Klodian Tomorri Gazi i skaduar dhe halli i madh Aq hajdutë janë saqë edhe gazin që i hedhin miletit...

23:12 24/01/2026
PD mohon pretendimet për 12 policë të plagosur gjatë protestës: Asnjë efektiv nuk ka kërkuar ndihmë mjekësore
Aktualitet

PD mohon pretendimet për 12 policë të plagosur gjatë protestës: Asnjë efektiv nuk ka kërkuar ndihmë mjekësore

Partia Demokratike ka reaguar ndaj deklaratave të Policisë së Shtetit, sipas të cilave gjatë protestës kombëtare të opozitës janë plagosur...

23:00 24/01/2026
Para

Djali i vogël i Azem Hajdarit flet për herë të parë! Nga kujtimi i veçantë nga babai te kritikat ndaj Rudinës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Sot futën policinë për të arrestuar kalamajtë në protestë dhe për t’u hedhur bombula gazi në kokë”

“Sot futën policinë për të arrestuar kalamajtë në protestë dhe për t’u hedhur bombula gazi në kokë”

23:12 24/01/2026
PD mohon pretendimet për 12 policë të plagosur gjatë protestës: Asnjë efektiv nuk ka kërkuar ndihmë mjekësore

PD mohon pretendimet për 12 policë të plagosur gjatë protestës: Asnjë efektiv nuk ka kërkuar ndihmë mjekësore

23:00 24/01/2026
“Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve”, Ina Zhupa: Shkelje e hapur e ligjit

“Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve”, Ina Zhupa: Shkelje e hapur e ligjit

22:45 24/01/2026
“Vota është e shenjtë”/ Mbi 100 të arrestuar për manipulim votash në Kosovë, një alarm për rajonin

“Vota është e shenjtë”/ Mbi 100 të arrestuar për manipulim votash në Kosovë, një alarm për rajonin

17:03 24/01/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.