Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Gazetarët padi kundër drejtorit të Zërit të Amerikës, nis gjykimi

09:13 10/10/2020
Reading Time: 2 min lexim

Nën hetim Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë Amerikane për Media Globale (USAGM, ndryshe  Zëri i Amerikës) Michael Pack.  Padia është depozituar të enjten në një gjykatë federale në Uashington.

Dokumenti me 84 faqe, i paraqitur në emër të pesë ish-punonjësve ose punonjësve të pezulluar të USAGM-së, i kërkon gjykatës të ndërhyjë dhe të ndalojë vendimet dhe veprimet e zotit Pack dhe ekipit të tij që padia argumenton se janë të paligjshme ose hakmarrëse dhe shkelin politikën e agjencisë sipas së cilës rrjetet mediatike të USAGM-së, një prej të cilëve është Zëri i Amerikës, janë të mbrojtura nga ndërhyrjet politike.

Kur zoti Pack mori drejtimin e USAGM, ai shkarkoi shefat e katër prej rrjeteve të transmetimit dhe emëroi si drejtor në detyrë të Zërit të Amerikës, zotin Elez Biberaj, i cili zëvendësoi drejtoren Amanda Bennett, e cila dha dorëheqjen.

Anëtarët e Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhënie me Jashtë, kanë shprehur disa shqetësime mbi vendimet e zotit Pack në lidhje me Fondin për Teknologji të Hapur, shkarkimin e drejtuesve të rrjetit dhe mosrinovimin e vizave për gazetarët ndërkombëtarë, mes të tjerash.

Mes emrave që kanë paraqitur padinë, janë ish-zyrtari më i lartë financiar i USAGM-së, Grant Turner dhe katër drejtues të tjerë të lartë të cilët u vendosën me leje administrative në gusht.

Padia ështën kundër kreut ekzekutiv të USAGM-së Michael Pack dhe pesë anëtarëve të stafit të tij.

Në padi thuhet se zoti Pack dhe ekipi i tij u përpoqën ta bënin veten pjesë në vendimmarrjen editoriale; kontrolluan tekste lajmesh dhe llogaritë personale të mediave sociale të gazetarëve të rrjeteve të USAGM-së, përfshirë Zërin e Amerikës, për njëanshmëri të perceptuar kundër Presidentit Donald Trump; dhe u hakmorrën kundër punonjësve që shprehën shqetësime në lidhje me shkelje të pretenduara të mbrojtjeve të gazetarëve dhe keqmenaxhimit të mundshëm.

Padia argumenton gjithashtu se vendimet dhe hetimet e zotit Pack kanë ndikuar në pavarësinë editoriale të Zërit të Amerikës, pasi gazetarë dhe menaxhues të lartë kanë shmangur lajme që mund të konsiderohen të diskutueshme, për të mbrojtur stafin nga hakmarrja e mundshme e USAGM-së.

Ngrirja e punësimeve dhe shkeljet e pretenduara të një ligji që parandalon agjencitë qeveritare të shpenzojnë fonde ndryshe nga sa kishte synuar Kongresi, kanë penguar më tej misionin e USAGM-së, ndërsa shërbimet e gjuhëve të Zërit të Amerikës kanë reduktuar në mënyrë drastike përmbajtjen pas shkurtimeve të stafit, thotë padia.

“Që Zëri i Amerikës dhe rrjetet e tjera të USAGM-së t’i mbijetojnë administrimit keqdashës të të akuzuarve, kjo gjykatë duhet të veprojë,” thotë padia. “Duhet të imponojë zbatimin e murit mbrojtës, ashtu siç e ka parashikuar Kongresi dhe siç e kanë interpretuar rregullat e vetë agjencisë.”

Procesi gjyqësor vjen pas ankesave të informatorëve, identiteti i të cilëve është i mbrojtur, të paraqitura në Zyrën e Inspektorit të Përgjithshëm (OIG) dhe Zyrës së Këshilltarit të Posaçëm në emër të punonjësve të agjencisë. OIG në shtator i shkroi gjithashtu USAGM-së për të shprehur shqetësimin në lidhje me komentet që sugjerojnë se do të merrte masa disiplinore kundër atyre që paraqisnin ankesa brenda Zërit të Amerikës.

/Gazeta Reforma/

Etiketa: gazetaretpadiZeri i Amerkes

Të lidhura

Shqipëri–Serbi, një ndeshje e minuar: kaos me biletat, përjashtim tifozësh dhe biznese të heshtura
Aktualitet

Shqipëri–Serbi, një ndeshje e minuar: kaos me biletat, përjashtim tifozësh dhe biznese të heshtura

Ndeshja e shumëpritur Shqipëri–Serbi, që do të luhet të shtunën më 7 qershor në “Air Albania”, është shndërruar në një...

00:11 06/06/2025
Shqipëria, sërish në listën e zezë për shkeljen sistematike të të drejtave të punëtorëve
Aktualitet

Shqipëria, sërish në listën e zezë për shkeljen sistematike të të drejtave të punëtorëve

Shqipëria është renditur sërish mes vendeve që shkelin rregullisht të drejtat e punëtorëve, sipas indeksit vjetor të Konfederatës Ndërkombëtare të...

21:25 05/06/2025
Para

Merkel: Do të vendosim kufizime më të ashpra prej pandemisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëri–Serbi, një ndeshje e minuar: kaos me biletat, përjashtim tifozësh dhe biznese të heshtura

Shqipëri–Serbi, një ndeshje e minuar: kaos me biletat, përjashtim tifozësh dhe biznese të heshtura

00:11 06/06/2025
Shqipëria, sërish në listën e zezë për shkeljen sistematike të të drejtave të punëtorëve

Shqipëria, sërish në listën e zezë për shkeljen sistematike të të drejtave të punëtorëve

21:25 05/06/2025
Tronditëse! Tentoi të rrëmbente vajzën 6-vjeçare të detektives Shkënda Lili, në kërkim gruaja

Tronditëse! Tentoi të rrëmbente vajzën 6-vjeçare të detektives Shkënda Lili, në kërkim gruaja

21:01 05/06/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

Aksident në Burrel/ Katër persona të plagosur, dy në gjendje të rëndë

19:52 05/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.