Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Gazeta Reforma ju uron: Gëzuar Vitin e Ri 2021!

00:43 01/01/2021
Reading Time: 4 min lexim

Viti i Ri 2021 vjen në Shqipëri, që ashtu si e gjithë bota e ka pritur me padurim hyrjen e tij, si një lamtumirë për gjithë të këqijat që solli pandemia e COVID-19.

Spektakli i fishekzjarreve ka sjellë shkëlqim në çdo lagje të kryeqytetit. Për shkak të pandemisë dhe mungesës së qytetarëve në sheshin kryesor të kryeqytetit, këtë vit spektakli i fishekzjarreve ishte menduar ndryshe. Përveç sheshit “Skënderbej”, çdo lagje ka pasur arenën e saj festive. Disa këngëtarë kanë performuar në një skenë të improvizuar në sheshin ‘Nënë Tereza’.

Bashkitë e qyteteve të Shqipërisë kanë organizuar spektakël me fishekzjarre për natën e ndërrimit të viteve.

Shqiptarët kremtojnë me padurim ndërrimin e viteve, ndërsa akrepat e orës i dhanë fund ditëve të 2020 duke startuar shpresën për një vit më të mirë, më të qetë dhe me zhvillim për gjithë qytetarët.

Duke hyrë në vitin 2021, ne lëmë pas , për t’i hequr nga kalendari disa ngjarje që shënuan jetën tonë gjatë 2020-s

PANDEMIA

Më 9 Mars, në një mbledhje të jashtëzakonshme të Qeverisë, kryeministri njoftoi se “laboratori virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, ka konfirmuar mesnatën e mbrëmshme dy raste me COVID 19”.

Mbrëmjen e 24 marsit Qeveria shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore. Rastet rriten çdo ditë, dhe përhapja e virusit prek thuajse të gjithë vendin, duke shënuar viktima.

Askush ende nuk di të thotë me siguri sa do të zgjasë kjo gjendje. “Unë dua të sjellë vaksinën këtu në fillim të vitit”, deklaron zoti Rama më 15 Dhjetor.

EFEKTET E PANDEMISE MBI EKONOMINE

Qeveria ndërhyn me dy paketa financiare në mbështetje të bizneseve, duke ofruar dhe dy garanci sovrane, përmes të cilave merr përsipër interesat e kredive që sipërmarrja do kërkojë nga bankat.

Debati për mbështetjen ndaj ekonomisë do të vijojë përgjatë gjithë vitit.

Ndërsa rënia ekonomike, pritet të jetë ndër më të lartat. Përkundër Qeverisë e cila parashikon një tkurrje prej 6.1 përqind, institucionet ndërkombëtare, janë edhe më skeptike, duke paralajmëruar një rënie nga 7.5 në 9 përqind, me shpresën për një rimëkëmbje në 2021.

KOMISIONI I VENECIAS DHE KALVARI I KUSHTETUESES

Opinioni mbi ndryshimet kushtetues nuk do të jetë i vetmi. Komisioni i Venecias do të thirret të bëjë arbitrin edhe për çështje të tjera të nxehta, mes të cilave dhe përplasja për emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Ndërhyrja e Venecias, i vë frerët dhe nismës së diskutueshme të qeverisë për rregullimin e mediave online.

Opinioni do të miratohet në 19 Qershor, duke sugjeruar rishikimin e plotë të Paketës, pasi, siç theksohet, ndryshimet e propozuara mund t’i bëjnë më shumë dëme se sa të mira, lirisë së shprehjes në Shqipëri.

PLOTESIMI I GJYKATES KUSHTETUESE

Ndërsa institucionet e reja të Drejtësisë nisin të marrin formë apo të plotësohen me anëtarët e tyre, Gjykata Kushtetuese mbeti në vendnumëro përgjatë gjithë vitit.

Ashtu si dhe për reformën Zgjedhore, trysnia ndërkombëtare do të jetë vendimtare dhe për ecurinë e reformës në Drejtësi. Dhe në fakt, çka që nuk u realizua përgjatë 12 muajve, konkretizohet në ditët e fundit të dhjetorit. Emërimet e reja e çojnë në 7 numrin e anëtarëve të Gjykatës.

SHEMBJA E TEATRIT DHE VRASJE E 25-VJEÇARIT

Dy ngjarje të veçuara lanë shenjë gjatë viti për nga reagimi i fortë që ato zgjuan. Prishja në orët e natës të godinës së Teatrit Kombëtar, dhe vraja po natën e një të riu në Tiranë, e cila u pasua me dorëheqjen e ministrit të Brendshëm.

Një grup artistësh dhe ajo pjesë e shoqërisë civile që e kanë kundërshtuar që në gjenezë projektin, qëndrojnë 24 orë pranë ndërtesës. Në mbështetje të tyre është dhe opozita. Pavarësisht dhe thirrjeve nga komuniteti ndërkombëtar, më 17 Maj, ende pa gdhirë policia ndërhyn me forcë duke nxjerrë nga mjediset ata që qëndronin brenda në mbrojtje të Teatrit.

VRASJA E KLODIAN RASHAJT

Për disa ditë me radhë, në dhjetor, kryeqyteti do të përjetojë momente kaosi, për shkak të protestave të dhunshme që pasuan vrasjen nga një punonjës policie, në orët e natës, gjatë kohës së ndalim qarkulllimit, të 25 vjeçarit, Klodian Rashaj, pranë banesës së tij në Tiranë.

Grupe kryesisht të rinjsh, një pjesë e mirë dhe të mitur qëllojnë me gurë dhe sende të forta policinë, sulmojnë institucionet publike si dhe dëmtojnë e djegin semaforë, sinjalistikën rrugore apo dhe dekorin e Festave të fundvitit. Policia nga ana e saj përgjigjet duke përdorur ujëhedhësat, spërkatësit me piper dhe gazin lotsjellës.

Kryeministri merr në mbrojtje Policinë, ndërsa e konsideron vrasjen “një episod të shkëputur, fatal e të dënueshëm, por pa asnjë lidhje me punën e policisë”, siç u shpreh ai.

Reagimi ndaj protestave do të jetë më i vendosur, dhe ato shuhen shpejt. Vetëm atëherë, zoti Rama njofton më 16 Dhjetor, emrin e ministrit të ri të Brendshëm, Bledi Çuçi, të cilin e prezanton personalisht.

Këto ngjarjke na bëjnë të mendojmë se kaluam një vit të keq.

Gazeta Reforma ju uron “Gëzuar Vitin e Ri, 2021!”

 

Etiketa: 2021ngjarjeviti i ri

Të tjera

Rruga Shëngjin-Velipojë shembet sapo hapet: Një tjetër dështim i “Gener 2”, oligarkut Bashkim Ulaj që bashkon në interesa pushtetin dhe opozitën
Aktualitet

Rruga Shëngjin-Velipojë shembet sapo hapet: Një tjetër dështim i “Gener 2”, oligarkut Bashkim Ulaj që bashkon në interesa pushtetin dhe opozitën

Rruga panoramike Shëngjin Velipojë sapo ka hyrë në qarkullim këtë pranverë, por një segment i saj pranë fshatit Rrjoll është...

15:32 08/12/2025
8 Dhjetori, Dita e Rinisë: nga lëvizja studentore e 1990 tek realiteti i hidhur i të rinjve shqiptarë
Aktualitet

8 Dhjetori, Dita e Rinisë: nga lëvizja studentore e 1990 tek realiteti i hidhur i të rinjve shqiptarë

8 dhjetori mban vulën e një prej kapitujve më të rëndësishëm të historisë sonë politike dhe shoqërore. Në vitin 1990,...

11:30 08/12/2025
Para

Çfarë parashikojnë yjet për sot?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Rruga Shëngjin-Velipojë shembet sapo hapet: Një tjetër dështim i “Gener 2”, oligarkut Bashkim Ulaj që bashkon në interesa pushtetin dhe opozitën

Rruga Shëngjin-Velipojë shembet sapo hapet: Një tjetër dështim i “Gener 2”, oligarkut Bashkim Ulaj që bashkon në interesa pushtetin dhe opozitën

15:32 08/12/2025
8 Dhjetori, Dita e Rinisë: nga lëvizja studentore e 1990 tek realiteti i hidhur i të rinjve shqiptarë

8 Dhjetori, Dita e Rinisë: nga lëvizja studentore e 1990 tek realiteti i hidhur i të rinjve shqiptarë

11:30 08/12/2025
Veliaj: “Pas 9 muajsh, ende nuk më është dhënë asnjë faqe nga dosja e akuzave”, SPAK: I janë dorëzuar me USB, tetë seanca janë shtyrë për shkak të tyre

Veliaj: “Pas 9 muajsh, ende nuk më është dhënë asnjë faqe nga dosja e akuzave”, SPAK: I janë dorëzuar me USB, tetë seanca janë shtyrë për shkak të tyre

16:56 06/12/2025
Trump ngre debat në Uashington: “Ky është futboll, jo soccer, NFL duhet të gjejë një emër tjetër”

Trump ngre debat në Uashington: “Ky është futboll, jo soccer, NFL duhet të gjejë një emër tjetër”

16:07 06/12/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.