Këtë të premte zhvillohet gara për kreun e ri të SPAK, i cili do ta drejtojë këtë strukturë për 3 vitet eardhshme. Altin Dumani, njëri nga kandidatët ka deklaruar se këtë post e kërkon jo për rrogën, por për pasion. “ Kam dalë nga shtëpia në 7 dhe jam kthyer në darkë çdo ditë pas orës 7 të mbrëmjes” tha Dumani.
Kam ndjekur e hetuar çështje të rëndësishme me impakt edhe në opinionin publik, do vijoj ta bëj. Kam dalë nga shtëpia në 7 dhe jam kthyer në darkë çdo ditë pas orës 7 të mbrëmjes. E shtuna ka qenë ditë e zakonshme pune. Jam prokuror dhe do vijoj të mbetem prokuror derisa të dal në pension. E kam treguar edhe gjatë këtyre viteve. Unë e shikoj si mision, jo si karrierë e vend pune. Sa i takon krimit të organizuar, për shumicën prej çështjeve j në dijeni se kam një dorë vetë, kur i fo ka ardhur për herë të parë, jam pikë kontakti. Jam në dijeni për çështje të rëndësishme. Mund ti nxis, mund ti inkurajoj, sa kanë nevojë edhe ti ndihmoj, nëse duan prokuror, hetues, patjetër nuk nguroj. Jam nga mëngjesi më darkë, gjithmonë .mbështetje të prokurorëve. Çështjet kundër korrupsionit janë shumë të ndjeshme për publikun, shumë të rëndësishme për vetë spakun. Dhe ti ofroj asistencën time përmes udhëzimeve jo detyruese. Për të patur sukses duhet frymë dhe punë, do angazhohem maksimalisht për të krijusr frymë dhe një grup prokuorërësh të jenë aktiv ndaj veprës penale, krimit të jakës së bardhë, pavarësisht kush fshihet pas tyre. Ndodh që të ofrohet informacion me siklet se mund të dali ndonjë elemtn me rëndësi, unë i tham kaq provat ligjore, kaq, emri nuk ka rëndësi. Më duhen provat.
Pyetje: Krahasimi mes periudhave në krimet e rënda dhe spak. Hera e dytë që paraqiteni para këshillit për të njëjtin post, pse sërish dhe çfarë ofroni në këtë moment? Çfarë nënkuptoni me “frymë” që paraqitët si një nga objektivat?
Dumani: kur kam punuar tek krimet e rënda, asaj strukture i është dashur të përballet me krimin e organizuar. Personalisht jam marrë me disa nga çështjet më të rëndësishme. Në fund të një çështje kishte një vendim fajësie. Kam vlerësim maksimal për periudhën që kam punuar në krimet e rënda. Sa i përket spak, koleg të nderuar, të motivuar, profesionalisht shumë të mirë. Kemi më shumë mundësi tani se atëherë sa i takon mjeteve të hetimit, mund ti përdorim më gjerësisht. Përveç krimit të organizuar tani ne kemi edhe korrupsionin, pak më i vështirë është hetimi me natyrë korruptive se sa krimi i organizuar. Është pak vështirë të dalim në përfundime për një institucion me 3 vit punë, merren parasysh edhe rrethanat. Na është dashur të punojmë.pa zyra 1 vit, pa bkh, me nr të ulët prokurorësh. Prokurorët rregulloni vetë dosjet, virusin nëpër këmbë, por pavarësisht puna ska ndaluar asnjë ditë.
Hera e dytë që unë kandidoj. Nuk ishte vendim i lehtë për tu marrë. Oavarësisht rezultatit që pata, para 3 vitesh, shifrat që.përmenda dhe të dhëna flasin qartë se nuk jam ndaluar asnjë ditë. Dhe sot që vij para jush jam më shumë i motivuar. Nëse para 3 vjetësh të tre konkurentët, vinim nga apeli i krimeve të rënda, në përpjekjet tona për të paraqitur para klp prova dhe kritere që plotësoheshin, kishim vështirësi për të gjetur një çështje, një rast, sot unë vij me një bilanc dhe mendoj se është i mirë që krijon premisa që edhe në cilësinl e drejtuesit mund të kem rezultate të mira