Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Garanci Sovrane për bujqësinë, Shoqata e Fermerëve: Nuk nxit kreditimin

16:18 01/02/2022
Reading Time: 3 min lexim

Garancia Sovrane prej 1 miliard lekësh në dispozicion të fermerëve për të financuar 50% kolateralin e kredive të bujqësisë konsiderohet nga shoqatat e fermerëve dhe bizneseve një masë e pamjaftueshme për të zgjidhur problematikat e shumta të sektorit.

Eduart Sharka, kryetari i Shoqatës së Fermerëve tha për “Monitor” se në kushtet kur këtë vit 25% e fermerëve nuk kanë porositur fidanë për mbjelljen e serave dhe produktet po shiten nën kosto është i pamjaftueshëm fondi i Garancisë Sovrane.

“Fermerët e vegjël dhe të mesëm nuk mund të aplikojnë për përfitimin fondesh nga garancia sovrane, pasi nuk përmbushin kriteret për t’u financuar nga bankat. Nga kjo masë mund të përfitojnë vetëm fermat të cilat janë të pakta në numër. Garancitë Sovrane 1 dhe 2 që u aplikuan edhe në periudhën e fillimit të pandemisë treguan që interesi i biznesit për to ishte i ulët për shkak të interesave të larta”.

Kreu i Shoqatës së Fermerëve thotë se për shkak të situatës të rënduar të sektorit të bujqësisë do të ishte më e përshtatshme që fondi të përdorej për uljen e interesave të kredive apo për të mbuluar primet e sigurimeve të serave.

“Nisur nga eksperienca e kaluar dhe me problematikat e mëdha që ka sektori i bujqësisë, do të ishte më e përshtatshme që ky fond, edhe pse është i vogël, të përdorej për zbutjen e interesave. Ulja e interesave e nxit më tepër fermerin të aplikojë për kredi. Vetëm kjo masë mund të nxiste financimin e fermerëve në bujqësisë. Dhënia e granteve për mbulimin e interesave të kredive janë masa që po zbatohen nga shumë shtete.

Para problemeve që bujqësia po has këtë vit kjo masë është shumë e vogël. Sektori ndodhet në krizë prej 3 vitesh dhe shumë produkte hidhen në kanale. Dëmet të mëdha janë shkaktuar edhe nga fatkeqësitë natyrore ku nuk ndërhyn njeri. Mungon aksesi për siguracionin e fermave.

Fondi me vlerë 1 mld lekë do të ishte më i vlefshëm nëse do të përdorej për të mbuluar primin e sigurimit të serave. Jemi në një pikë ku investimet në bujqësi po braktisen. Masat e qeverisë duhet të fokusohen në ruajtjen e investimeve, nuk është momenti për investime të reja, pasi kreditë janë për investime të reja”.

Sipas z. Sharka, problemi tjetër i bujqësisë këtë vit është shtimi i kostove të inputeve të cilat janë 3-fishuar nga kriza globale e energjisë. “Ndërsa të gjitha qeveritë morën masa për të kompensuar efektin e krizës globale me rritjen e kostove të fermerit qeveria i shtoi 10% TVSH inputeve bujqësore. Për shkak të kësaj mase 25% e fermerëve nuk kanë porositur fidanë për mbjelljen e serave”.

Edhe për kryetarin e Shoqatës së Bimëve Medicinale dhe Aromatike, Filip Gjoka, vendimi për të alokuar një fond prej 1 miliard lekësh në bankat e nivelit të dytë, si garanci nga shteti për të financuar 50% të kolateralit për kredi në bujqësi është i vogël dhe nuk i përmbush kërkesat e sektorit agropërpunues për financim.

“Shumë fermerë ende nuk janë formalizuar dhe e kanë të pamundur të përfitojnë subvencionet e qeverisë. Grupimi i fermerëve në kooperativë do të ishte një zgjidhje që do të ndihmonte formalizimin e bujqve. Por kjo nismë duket e pamundur për t’u realizuar, pasi shumë fermerë ende nuk janë të gatshme të grupohen në bashkësi të vogla.

Në mbështetje të sektorit, qeveria duhet të subvencionojë direkt fermerët e formalizuar dhe jo grumbulluesit e produkteve bujqësore”, pohon z. Gjoka. Garanci Sovranea në dispozicion të fermerëve për të financuar kolateralin e kredive të bujqësisë është pjesë e paketës mbështetëse prej 4 miliardë lekësh./MONITOR

Të tjera

Kapen në flagrancë 4 të rinj duke gërmuar në Varret Ilire të Selcës
Aktualitet

Kapen në flagrancë 4 të rinj duke gërmuar në Varret Ilire të Selcës

Policia e Korçës ka kapur në flagrancë katër të rinj teksa po gërmonin në Varret Monumentale Ilire të Selcës së...

12:20 14/12/2025
Presioni funksionoi: Kushtetuesja i hap rrugën rikthimit të Ballukut, një skandal me emër dhe mbiemër
Aktualitet

Presioni funksionoi: Kushtetuesja i hap rrugën rikthimit të Ballukut, një skandal me emër dhe mbiemër

Presionet politike të Edi Ramës dhanë rezultat. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për heqjen e pezullimit nga detyra të Belinda Ballukut...

12:46 13/12/2025
Para
Mafia shqiptare bën ‘kërdinë’/ Nga ‘koka’ krimi në Shqipëri, në biznesmenë të mëdhenj në Ekuador

Mafia shqiptare bën ‘kërdinë’/ Nga ‘koka’ krimi në Shqipëri, në biznesmenë të mëdhenj në Ekuador

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kapen në flagrancë 4 të rinj duke gërmuar në Varret Ilire të Selcës

Kapen në flagrancë 4 të rinj duke gërmuar në Varret Ilire të Selcës

12:20 14/12/2025
Presioni funksionoi: Kushtetuesja i hap rrugën rikthimit të Ballukut, një skandal me emër dhe mbiemër

Presioni funksionoi: Kushtetuesja i hap rrugën rikthimit të Ballukut, një skandal me emër dhe mbiemër

12:46 13/12/2025
Nën hetim nga SPAK për tenderat e AKSHI-t, Ermal Beqiri përfiton 2 mln euro nga KLGJ me procedurë të dyshimtë

Nën hetim nga SPAK për tenderat e AKSHI-t, Ermal Beqiri përfiton 2 mln euro nga KLGJ me procedurë të dyshimtë

15:33 12/12/2025
Skandali me firmën izraelite, Meçollari: Rama zgjodhi korrupsionin, Vengu po rrezikon Shqipërinë

Skandali me firmën izraelite, Meçollari: Rama zgjodhi korrupsionin, Vengu po rrezikon Shqipërinë

11:49 12/12/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.