Ish-kryeprokurori, Theodhori Sollaku, është përjashtuar nga gara për Gjykatën e Lartë.
Vendimi u mor një ditë më parë nga Këshilli i Lartë i Gjyqësorit, shkruan ‘Balkanweb’.
Sollaku u shkarkua në vitin 2007 nga posti i Prokurorit të Përgjithshëm.
Kjo gjë është bërë edhe shkak për largimin e tij nga gara.
Ish-prokurori ka 5 ditë afat, për të ankimuar vendimin e KLGJ, në Apelin Administrativ.
Emrat që vijojnë garën ndërkohë janë Rezarta Melo, Ervin Pupe, Kestrin Katro, Sokol Sadushaj, Ilir Panda, Ardita Sula, Jetmira Rragami.
Filimisht në garë ishin 22 kandidatë, por pasi KLGJ i kaloi në sitë, vendosi të kualifikojë vetëm 8 prej tyre.