Ndërkohë që gara për 25 kandidat të SPAK-ut vazhdon, sot është njoftuar skualifikimi i tre prej tyre pasi nuk përmbushnin kriterët.
Tri kandidatët për Prokurorë janë Gëzim Cenaj, Fatmir Hoxha dhe Irena Nino. Ata u skalifikuan se nuk janë pjesë e sistemit të drejtësisë.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar ndërkohë listën e 25 kandidatëve për SPAK pasi ata i plotësojnë kushtet kryesore. Kjo listë pritet t’i dorëzohet Komisionit të Posaçëm të Apelimit, KPA.
Mbetet për t’u theksuar se SPAK-u dhe Gjykata Speciale mbeten dy nga institucionet më të diskutuara në kuadër të reformës në drejtësi.