Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Gara e Marinave të Durrësit dhe Vlorës për të shitur apartamente, miratohen lejet për objektet

08:45 30/12/2022
Reading Time: 4 min lexim

Durrës Marina & Yachts, projekti që po zë vend në Portin e Durrësit,  “përmbyti” rrjetet sociale në fillim të dhjetorit me njoftime se do të niste shitjen e apartamenteve, të cilat do të nisnin nga 110 mijë euro.

 

Por vetëm disa ditë më pas, një tjetër projekt nisi të qarkullonte me njoftime të shumta për shitje apartamentesh, por këtë herë në “Marinën e Vlorës” apo Vlora Marina.

Të dy projekte janë investime të rëndësishme me status strategjik, ku kanë të parashikuar ndërtimin e porteve dhe njësive akomoduese turistike dhe rezidenciale, por gara tashmë ka nisur me shitjen e apartamenteve dhe ecuria e punimeve nuk do të jetë e ngadaltë sipas gjasave.

Për projektin në Vlorë, Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi vetëm dy ditë më parë lejet e ndërtimit për dy objekte rezidenciale pra apartamente.

Vendimi i parë ishte leje ndërtimi për objektin: “Strukturë akomoduese rezidenciale dhe Marina Resort”, Blloku 3 (Objekti D4), me vendndodhje në Bashkinë e Vlorës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Marina Residence Vlorë” sh.p.k.

Vendimi i dytë, leje ndërtimi për objektin: “Strukturë akomoduese rezidenciale dhe Marina Resort”, Blloku 3 (Objekti C5), me vendndodhje në Bashkinë e Vlorës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Marina Residence Vlorë” sh.p.k.

 

Projekti i Durrës Marina & Yachts

“Durrës Yachts & Marina”, një shoqëri e përbashkët mes qeverisë shqiptare (33% përmes Albanian Seaports Development Company) dhe dy shoqërive nga Emiratet e Bashkuara (Eagle Hills Real Estate Development, sh.a., dhe Nshmi Development L.L.C”, me 67% së bashku), që po zbaton projektin me status strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit” filloi shitjen e apartamenteve në datën 8 dhjetor.

Apartamentet do të jenë me një deri në tre dhoma dhe do të fillojnë nga 110 mijë euro, bëhet e ditur në njoftim. Në pamjen e publikuar është e qartë që ndërtimet janë të ngjeshura, duke lënë pak hapësirë, një model që është ndjekur dhe në zhvillimin e bregdetit të Golemit.

Sipas planit të biznesit të projektit, të publikuar më herët, çmimet e shitjes do të variojnë midis 1500-2000 euro/m2.

Ndonëse ky është një investim që ka marrë statusin strategjik (duke përfituar përjashtime nga taksat, madje dhe atë të infrastrukturës dhe ndërtimit), të dhënat e planit të biznesit tregojnë se, të paktën në fazën e parë, kemi të bëjmë më shumë me një projekt të pasurive të paluajtshme, sidomos në fazën e parë të tij, sesa kthimin e hapësirave të portit në një destinacion të mirëfilltë turistik.

93% e sipërfaqes së ndërtimit të parashikuar do të jetë rezidenciale dhe nga 3.5% përkatësisht do të jenë hotele dhe sipërfaqe tregtare.

Gjithsej, parashikohet ndërtimi i gati 13 mijë apartamenteve (4 mijë në fazën e parë dhe rreth 8600 në fazën e dytë), ndërsa do të këtë vetëm pak hotele me më shumë se 850 dhoma. Parashikohen vetëm 280 vende për jahte.

Edhe skema e financimit të apartamenteve është e ngjashme me atë që ndodh rëndom në vend, duke mundësuar parapagimet, shitjen e apartamenteve që në ajër. Investimi i parashikuar në fazën e parë është 595 milionë euro.

 

Lexoni edhe: Zbardhet marrëveshja “piramidë” për shitjen e apartamenteve në Durrës Yachts & Marina; 40% e pagesës para fillimit të ndërtimit

 

Marina e Vlorës

Marina Rezidences Vlorë  është subjekti që po angazhohet për ndërtimet rezidenciale në projektin e portit turistik të Vlorës që ka fituar statusin e investimit strategjik në 29 mars 2021 nga Këshilli i Investimeve Strategjike. Marina Rezidences Vlorë zotërohet nga Marina di Valona me 72 për qind të aksioneve, Balfin 10 për qind të aksioneve, dhe Brunes me 18 për qind të aksioneve.

Në objekt të aktivitetit të kompanisë Marina Rezidences Vlore thuhet se është “zbatimi i detyrimeve qe rrjedhin nga Vendimi nr 4/3, datë 29.03.2021 i AIDA-s (Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve), për investimet shtesë të lidhura me marinën e Vlorës dhe në shërbim të saj, duke përfshirë, por pa u kufizuar: Projektim dhe ndërtim i objekteve civile apo industriale dhe menaxhimi i zbatimit të projekteve të kësaj natyre per vetë dhe për të tretë.

Veprimtari ekonomike në fushën e turizmit, nëpërmjet ngritjes, operimit dhe administrimit të strukturave turistike pritëse (akomoduese) dhe të gjitha shërbimet direkt apo indirekt te lidhura me to, si në tregun e brendshëm ashtu edhe ne ate ndërkombëtar”.

Vetë projekti i Marinës së Vlorës  që ka fituar statusin e investimit strategjik parashikon një vlerë prej 105 milionë eurosh si investim si dhe punësimin e 1 mijë personave gjatë ndëtimit dhe operimit. Ky projekt mori statusin duke u nënvizuar se do të zhvillojë njësi akomoduese, hoteleri e shërbime të standardizuara të zonës në kufi me infrastrukturën portuale koncensionare.

“Projekti parashikon zhvillimin kompleks të zonës në kufi me projektin koncensionar të Marina Vlorë, nëpërmjet realizimit të strukturave akomoduese , zonave rezidenciale dhe shërbimeve në funksion të tyre” thuhej në vendimin e KIS./MONITOR

Të lidhura

“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura
Aktualitet

“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

Gjatë ceremonisë për nisjen e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, Kryeministri Edi Rama deklaroi se në Aeroportin e Kukësit...

17:16 10/05/2025
Si u përzu DAMEN Shipyards nga Shqipëria dhe korrupsioni në Forcën Detare
Aktualitet

Si u përzu DAMEN Shipyards nga Shqipëria dhe korrupsioni në Forcën Detare

Kapiten i rangut të parë (Ret) Artur Meçollari, Ish zëvendëskomandant dhe komandant në detyrë i Forcës detare / Rojes Bregdetare...

16:59 10/05/2025
Para
Arjan Çani bën deklaratën “bombë”: Më 8 janar duhet të kishte viktima dhe të kishim heronj sot

Arjan Çani bën deklaratën "bombë": Më 8 janar duhet të kishte viktima dhe të kishim heronj sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

17:16 10/05/2025
Si u përzu DAMEN Shipyards nga Shqipëria dhe korrupsioni në Forcën Detare

Si u përzu DAMEN Shipyards nga Shqipëria dhe korrupsioni në Forcën Detare

16:59 10/05/2025
Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

16:09 09/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.