Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Gaçi-Xhaçka,”mollë e ndaluar” për SPAK/ Si i doli për zot Rama investimit në Dhërmi?

15:52 25/03/2024
Reading Time: 5 min lexim

Vitet e fundit provat kanë treguar shpesh se me bekimin e qeverisë Rama dhe veçanërisht me bekimin e tij tokat në vijën bregdetare shqiptare po grabiten dhe glabërohen nga oligarkë dhe njerëz të pushtetshëm.

Arrestimi i Jorgo Goros për dokumentat false të “investimit strategjik” të Artan Gaçit, mik i vjetër i Edi Ramës dhe bashkëshort i ish-ministres Olta Xhaçka tregon se në rrjetën e Drejtësisë nuk po bien peshqit e mëdhenj.

Kujtojmë se para arrestimit të Goros, grabitja është mbrojtur nga vetë pushteti, madje janë bërë disa beteja politike me opozitën që tentoi t’i afrohej hotelit të Artan Gaçit, por në të gjitha rastet, investimit i ka dalë për zot Edi Rama.

Burgosja e kandidatit të opozitës për Himarën dhe refuzimi për t’i dhënë leje të betohet është parë nën sfondin e përplasjeve me Greqinë, ndërkohë që çështja e pronave të banorëve të Himarës ka qenë një nga kuajt e betejës së Fredi Belerit.

Gjatë fushatës për zgjedhjet e 14 Majit, Fredi Beleri i premtoi banorëve se do t’i ndihmonte të merrnin AMTP dhe se do të denonconte rastet e tjetërsimit të pronave. Kjo ishte edhe çështja që ngritën zërat në mbrojtje të Belerit nga Greqia.

Në një letër që i dërgoi politikanit grek Margaritis Schinas njëkohësisht zëvendëspresident i Komisionit Evropian, kryeministri Rama e relativizon problemin e pronave në Himarë duke thënë se nuk ka asnjë dallim nga problemet që kanë qytetarët shqiptarë.

Pasi kishte arrestuar Belerin, Rama shprehej se nuk ka asnjë fakt konkret, “që do të mund të provonte se në Shqipëri ka vërtetë një problem specifik të drejtash apo pronash për minoritetin grek, i cili ndryshon nga problemi tërësor i trashëguar i Shqipërisë me pronat e gjithë qytetarëve shqiptarë”.

Ky pohim i Ramës është një gjysëm-e vërtetë. Sepse banorët e Himarës nuk diskriminohen për origjinën, por se pronat e tyre marrin një vlerë tjetër për shkak të zhvillimit të turizmit, që e bën Himarën një ndër zonat më të lakmuara nga biznesmenët në Shqipëri.

Në përgjigje të Ramës për këtë konstatim, Fredi Beleri këmbëngulte nga burgu se “çdo ditë po dalin prova të vjedhjes së pronave të tyre legjitime nga banda e bashkisë Himarë, e cila vijon grabitjen me bekimin e qeverisë. Unë personalisht do vazhdoj të denoncoj dhe të depozitoj kallëzim për çdo rast në mbrojtje të interesave të çdo centimetri katror të pronave të himariotëve!”

Me gjithë ngjyrimet nacionaliste që ka pasur historia e Belerit, duhet thënë se linja e konfliktit për pronat është një nga arsyet më të qenësishme se pse ai u burgos. Si shmangie e një faktori që rrezikonte denoncimin e skandaleve, si ky i hotelit të Artan Gaçit.

Pasi arrestoi Fredi Belerin, kryeministri Rama bëri disa manovra për t’i zbutur sulmet diplomacisë greke. Një nga këto ishte edhe intervista që dha për gazetarin grek të Ekathimerini, Pavlos Papadoupolos me të cilin pati një bisedë të gjatë për arrestimin e Belerit.

Gazetari grek e pyeti kryeministrin tonë për çështjen e falsifikimit të dokumentave në investimin e Artan Gaçit dhe për këtë mori një përgjigje interesante. Sipas logjikës së Ramës, meqë askush nga pronarët nuk po ankohej, atëherë gjërat ishin në rregull.

Rama lë të kuptohet se me denoncimin e tij, ishte Fredi Beleri që po pengonte zhvillimin e zonës.

Duhet thënë se asokohe, Fredi Beleri e kishte denoncuar rastin e falsifikimit në SPAK dhe Rama kishte shkarkuar Olta Xhaçkën.

Pyetja e gazetarit grek Pavlos Papadopoulos: Ekzistojnë histori për anëtar të qeverisë që mbështesin interesa të veçanta në Himarë. Një prej tyre, historia e Artan Gaçi, bashkëshorti i Olta Xhaçka ministre e Jashtme, që është pronar i AGTÇ Hotel Managment dhe se kjo kompani është vendosur investitor strategjik në Himarë. Madje u bë bisedë e madhe në parlamentin shqiptar dhe Gjykatën e Lartë. Si e komentoni këtë?

Përgjigjet Edi Rama: “Dëgjoni, nëse debatet në Parlament do ishin prova, atëherë nuk do duhet të flisnit me mua por të lajmëroni të policinë ku ndodhem. Çdo hotel në çdo plazh shqiptar ka leje funksionimi. Leja që i’u dha këtij investitori ishte mes mijëra të tjerave që u dhanë nga Adriatiku në Veri deri në Jug. Pyetja nuk u drejtua nga pronarë që gjoja i vodhën. Përkundrazi, pronarët aty bënë një marrëveshje si kudo tjetër. Kur pronarët nuk janë të kënaqur nuk bëjnë marrëveshje ose flasin hapur për padrejtësitë. Pyetja ime është e thjeshtë. Çfarë duan ata që reagojnë? Duan që njerëzit që jetojnë në Himarë të zhvillojnë tokën apo të jetojnë si Robinson Kruzo? Njerëzit përdorin tokën sipas planit dhe paguhen mirë, marrin shumë para. Duam të zhvillojnë Himarën, duam të zhvillojmë çdo zonë të vendit dhe nuk mund të më gjeni një rast kur në një zonë morëm tokë e lejuam investime strategjike duke shkelur të drejtat e pronarëve”.

Akuzat e para për hotelin me pesë yje në Dhërmi, u bënë nga media dhe nga opozita për konfliktin e interesit mes Olta Xhaçkës, si ministre dhe vendimit të qeverisë për shpalljen e bashkëshortit të saj Artan Gaçi, investitor strategjik.

Opozita kërkoi që Gjykata Kushtetuese t’i heqë mandatin deputetes. Çështja shkoi një herë në Kushtetuese, që e riktheu në kuvend për të bërë një korrigjim në procedura. Për ta mbrojtur kolegen e tyre, socialistët i ngrinë procedurat. Olta Xhaçka vazhdon ta mbajë mandatin e deputetes, gjithnjë duke qenë nën mbrojtjen e Edi Ramës.

Në një fjalim që mbajti në parlament mbi çështjen e hotelit, Olta Xhaçka ka thënë se për të shmangur konflikin e interesit ajo mungoi në mbledhjen e qeverisë ku u mor vendim për bashkëshortin e saj. Ndërkohë, Rama, edhe kur flitej për konfliktin e interesit, sërish e relativizoi shqetësimin e opinionit publik.

“Kjo e të afërmve në qeveri është një këngë që unë e kam dëgjuar gjithë jetën dhe e di që nuk do të ndalet dot. Aq më tepër në një vend si i yni, që është i vogël dhe të gjithë dalim të afërm me njëri-tjetrin. Se dëgjoj lloj lloj brockullash dhe afërsish që janë të imagjinuara. Unë do doja më shumë investitorë strategjikë shqiptarë” u shpreh Rama.

Kryetari në detyrë i Bashkisë së Himarës Jorgo Goro u arrestua pasditen e së shtunës, nën dyshimet se përmes dokumentave të falsifikuar ka lejuar rregjistrimin e parregullt të dy pasurive të patundshme në bregdet, të cilat, pas disa transaksioneve, i kaluan sipërmarrësit Artan Gaçi, bashkëshort i ish ministres së Jashtme Olta Xhaçka, për të ndërtuar një kompleks turistik në bregdetin e Dhërmiut.

Duhet thënë se hetimet e SPAK janë ndalur tek arrestimi i Jorgo Goros, ndërkohë që biznesi që përfitoi nga falsifikimi është ai i ish ministres së jashtme Olta Xhaçka. Mbetet për t’u parë nëse hetimet e SPAK do të avancojnë më lart, por duket se edhe në këtë rast çifti Gaçi-Xhaçka janë mollë e ndaluar për SPAK. Për të kuptuar se kush i mbron, nuk është e vështirë./Lapsi

Etiketa: Artan Gaciinvestimet ne Dhermiolta xhaçkarama

Të lidhura

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin
Aktualitet

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin

Derisa janë numëruar 3330 nga 5225 qendra votimi në rang kombëtar, Partia Socialiste kryeson me 453,859 vota, që përbëjnë 52.56%...

19:59 12/05/2025
Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani
Aktualitet

Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit vijon në Qarkun e Fierit, ku deri më tani...

19:39 12/05/2025
Para
Kërkoi të marrë pjesë në puinimet e Kuvendit, GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës

Apeli i GJKKO rrëzon Berishën, avokati: U shkelmua Kushtetuta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin

19:59 12/05/2025
Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani

Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani

19:39 12/05/2025
Zgjedhjet e 11 majit/ Ja fletët e votimit sipas qarqeve

Numërohen gjysma e kutive në Qarkun e Tiranës

19:28 12/05/2025
Numri i diplomave në rënie, më i prekuri arsimi 9-vjeçar

Numri i diplomave në rënie, më i prekuri arsimi 9-vjeçar

19:04 12/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.