Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë. Një 60-vjeçar ka humbur jetën në “Plazhin e Vjetër” në Vlorë. Ai ka ndërruar jetë sapo ka rënë në kontakt me ujin.
Ngjarja ka ndodhur në orën 09:00 të mëngjesit të sotëm.
Policia thotë se nga kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune apo dëmtime të rënda. Dyshohet se vdekja i është shkaktuar nga ataku kardiak.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.