Sa më shumë afrohet data e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë, aq më e ndezur bëhet atmosfera rreth këtij dueli, i cili përtej sportit mbart edhe ngarkesa historike dhe emocionale.
Megjithatë, jo çdo marrëdhënie shqiptaro-serbe është e tensionuar. Ka edhe shembuj bashkëjetese dhe respekti, si rasti i Ivan Gvozdenovic, ish-kapiten i Crvena Zvezdës, Tiranës dhe Skënderbeut, i cili ka kaluar rreth një të tretën e jetës në Shqipëri.
Gvozdenovic mbërriti në vendin tonë në vitin 2011 si lojtar i Tiranës, ndërsa sot është trajner i Elbasanit, pasi ka drejtuar disa ekipe në Shqipëri.
Në prag të përballjes mes kombëtareve të dy vendeve, ai ndan përjetimet e tij dhe shpreh respektin për shqiptarët një respekt që fillon që nga mënyra e komunikimit, duke zgjedhur të flasë shqip.
“Endi, ende nuk flas shumë mirë shqip, por nuk jam keq. Kam shumë vite këtu dhe jam shumë i kënaqur në Shqipëri. Personalisht nuk kam pasur asnjë problem. Por e dimë si është situata: si serbët ashtu edhe shqiptarët shpesh i qasen njëri-tjetrit me njëfarë rezerve. Ka paragjykime, por kjo nuk do të thotë që nuk mund të bashkëjetojmë me respekt.”
Pjesë nga intervista:
Po pse ndodh kjo për mendimin tuaj?
Gvozdenovic: Endi ti e di shumë mirë që edhe në Serbi por edhe në Shqipëri ka njerëz të mirë dhe njerëz të këqij, e gjitha varet nga secili prej nesh, nëse jam korrekt, nëse kam respekt, nëse jam normal jam i sigurtë që edhe të tjerët do të më respektojnë mua.Ndërkohë që ndodheni sot në Beograd, ju keni udhëtuar nëpërmjet Shqipërisë, Kosovës me makinë dhe jeni në Serbi me targa shqiptare…
Gvozdenovic: Po, kjo është interesante, por nuk ka problem fare, me targa shqiptare këtu apo me targa serbe në Shqipëri, nuk kemi problem ne jemi komshi dhe duhet të shohim drejtë përpara jetën si do të bashkëjetojmë.
Sa i përket ndeshjes së 7 qershorit në Tiranë?
Gvozdenovic: Jam I sigurtë se gjithçka do të shkojë mirë, në fillim duket si negative situate por unë jam pozitiv sepse është thjeshtë një ndeshje futbolli dhe në fushë jam i sigurtë që gjithçka do të shkojë mirë se kush do të fitojë nuk ka shumë rëndësi, le të fitojë ai që e meriton.
Kë shihni më të avantazhuar në letër në prag të kësaj përpalljeje?
Gvozdenovic: Ndoshta për mendimin tim Serbia ka një avantazh më tepër sepse është një skuadër më e pjekur dhe me më tepër eskperiencë, por prapë fusha do të thotë nëse kam të drejtë apo jo.
Ju e dini që nuk do të ketë tifoz serb në Tiranë, ndërkohë ju si trajner i një klubit ë Superligës mund ta siguroni atë dhe mund të jeni serbi i vetëm aty për të parë ndeshjen. Nëse do të siguroni një biletë do të vini?
Gvozdenovic: Po patjetër…nëse ma japin po.