Harxhimet dhe sponsorizimet gjatë fushatave gjedhore janë gjithmonë një pikëpyetje e madhe. Akuza të ndërsjellta nga maxhoranca dhe opozita hidhen gjithmonë gjatë dhe pas çdo fushate zgjedhore. Auditimi i KQZ ka nxejerrë në pah se forcat e mëdha politike në vend kanë probleme me financimet dhe burimet e tyre. Sipas raportit të auditit rezulton se partia në pushtet gjatë zgjedhjeve të kaluara ka tejkaluar me tri herë vlerën e lejuar për fushatë zgjedhjeje. “Partinë Socialiste të Shqipërisë e audituar nga zj. Enkelejda Alite, e cila konstatoi tejkalimin e shpenzimit të lejuar me trefishit e shumës më të lartë që ka marrë një subjekt zgjedhor nga fondet publike. Shuma më e madhe që ka marrë një subjekt zgjedhor për fushatën zgjedhore nga buxheti i shtetit është 55.826.750 (pesëdhjetë e pesë milion e tetëqind e njëzet e gjashtë mijë e shtatëqind e pesëdhjetë)lekë.
Trefishi i kësaj shume është 167.480.250 (njëqind e gjashtëdhjetë e shtatë milionë e katërqind e tetëdhjetëmijë e dyqind e pesëdhjetë) lekë”, thuhet në dokumentin e auditimit që do të shqyrtohet sot në KQZ. Duket se Partia Socialiste e ka shkelur ligjin me qëllim pasi masa administrative që rrezikon për shkeljet ligjore është modeste në krahasim me subjektin. “Ka tejkaluar kufirin maksimal të shpenzimeve për fushatën zgjedhore, në kundërshtim me përcaktimet e bëra në nenin 92/2, pika 4, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008, ‘Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë’, i ndryshuar. Shuma e lejuar e shpenzimeve nuk duhet të jetë më shumë se 3 herë më e madhe se shuma më e lartë që ka marrë një subjekt zgjedhor nga fondet publike për qëllime zgjedhore.
Vlera maksimale e lejuar është 167 480 250 lekë. Vlera e shpenzuar 172 046 612 lekë. Referuar nenit 173, pika 9, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008, ‘Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë’, i ndryshuar, ‘Shkelja e kufirit maksimal të shpenzimeve nga një subjekt zgjedhor dënohet me gjobë në vlerën 5 000 000 (pesë milionë) lekë ose me një gjobë të barabartë me shumën që ka kaluar kufirin, cilado që është më e lartë’; nuk ka dorëzuar raportet për 17 (shtatëmbëdhjetë) kandidatë të listave shumemërore, si dhe në raportet e dorëzuara nga subjekti zgjedhor janë bërë korrigjime me shkrim duke mos respektuar vendimin nr. 13, datë 6 prill 2021, të Komisionit Rregullator dhe për këtë arsye nuk janë audituar raportet e kandidatëve. Referuar nenit 173, pika 3, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar ….. “Paraqitja e raporteve në shkelje të rregullave dhe formateve të standardizuara të miratuara nga KQZ-ja dënohet me gjobë në vlerën 500.000 (pesëqind mijë) deri 1 000 000 (një milion) lekë”, thuhet në draftin e KQZ.
SHKELJET LIGJORE TË PD-SË
Me probleme rezulton edhe Partia Demokratike. Sipas auditimit të bërë nga KQZ, partia më e madhe në opozitë ka probleme kryesisht me transparencën. “Partinë Demokratike, e audituar nga zj. Anida Nuri, e cila ka konstatuar se nga subjekti nuk janë përgatitur dhe deklaruar sipas ligjit pasqyrat e raportimit financiar për fushatën zgjedhore nga rreth 50% e kandidateve, mungojnë deklaratat e donatorëve mbi konfliktin e interesit për financimin e subjekteve zgjedhore dhe të kandidatëve të tyre”, thuhet në dokumentin e KQZ të siguruar nga gazeta “Panorama”.
Edhe PD, njësoj si maxhoranca, rrezikon deri në 10 milionë lekë të vjetër. “Partia Demokratike nuk ka dorëzuar raportet për 69 (gjashtëdhjetë e nëntë) kandidatë të listave shumemërore si dhe në raportet e dorëzuara nga subjekti zgjedhor janë bërë korrigjime me shkrim duke mos respektuar vendimin nr. 13, datë 6 prill 2021, të Komisionit Rregullator dhe për këtë arsye nuk janë audituar raportet e kandidatëve. Referuar nenit 173, pika 3, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar … “Paraqitja e raporteve në shkelje të rregullave dhe formateve të standardizuara të miratuara nga KQZ-ja dënohet me gjobë në vlerën 500.000 (pesëqind mijë) deri 1 000 000 (një milion) lekë”, konstatohet në raport.
Sa kaq mësohet se në mbledhjen e sotme të Kryekomisionerit Ilirjan Celibashi do të diskutohet edhe për nevojën e ndryshimeve në ligjin e financimit të partive politike.
GJETJET E AUDITIMIT FINANCIAR
PARTIA DEMOKRATIKE
Nuk ka dorëzuar raportet për 69 (gjashtëdhjetë e nëntë) kandidatë të listave shumemërore si dhe në raportet e dorëzuara nga subjekti zgjedhor janë bërë korrigjime me shkrim duke mos respektuar vendimin nr. 13, datë 6 prill 2021, të Komisionit Rregullator dhe për këtë arsye nuk janë audituar raportet e kandidatëve. Referuar nenit 173, pika 3, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar ….. Paraqitja e raporteve në shkelje të rregullave dhe formateve të standardizuara të miratuara nga KQZ-ja dënohet me gjobë në vlerën 500.000 (pesëqind mijë) deri 1 000 000 (një milion) lekë
PARTIA SOCIALISTE E SHQIPËRISË
- Ka tejkaluar kufirin maksimal të shpenzimeve për fushatën zgjedhore, në kundërshtim me përcaktimet e bëra në nenin 92/2, pika 4, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, shuma e lejuar e shpenzimeve nuk duhet të jetë më shumë se 3 herë më e madhe se shuma më e lartë që ka marrë një subjekt zgjedhor nga fondet publike për qëllime zgjedhore. Vlera maksimale e lejuar është 167 480 250 (njëqind e gjashtëdhjetë e shtatë milion e katërqind e tetëdhjetë mijë e dyqind e pesëdhjetë) lekë. Vlera e shpenzuar 172 046 612 (njëqind e shtatëdhjetë e dy milionë e dyzet e gjashtë mijë e gjashtëqind e dymbëdhjetë) lekë. Referuar nenit 173, pika 9, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, “Shkelja e kufirit maksimal të shpenzimeve nga një subjekt zgjedhor dënohet me gjobë në vlerën 5 000 000 (pesë milionë) lekë ose me një gjobë të barabartë me shumën që ka kaluar kufirin, cilado që është më e lartë;
- Nuk ka dorëzuar raportet për 17 (shtatëmbëdhjetë) kandidatë të listave shumemërore, si dhe në raportet e dorëzuara nga subjekti zgjedhor janë bërë korrigjime me shkrim duke mos respektuar vendimin nr. 13, datë 6 prill 2021, të Komisionit Rregullator dhe për këtë arsye nuk janë audituar raportet e kandidatëve. Referuar nenit 173, pika 3, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar ….. “Paraqitja e raporteve në shkelje të rregullave dhe formateve të standardizuara të miratuara nga KQZ-ja dënohet me gjobë në vlerën 500.000 (pesëqind mijë) deri 1 000 000 (një milion) lekë./Panorama