Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

‘Fundosen’ nga përgjimet/ Ishin kthyer në ‘tmerrin’ e studentëve,  ja çfarë vendosi sot Gjykata për pedagogun dhe sekserin…

14:34 27/09/2020
Reading Time: 2 min lexim

Paratë e marra nga studentët në këmbim të notës, duket se kanë qenë “harram” për pedagogun e tyre që kishte gjetur një mënyrë të “thjeshtë” për të bërë para.

Gjykata e Posaçme Anti-Korrupsion ka vendosur sot që të lërë në burg pedagogun e universitetit “Fan Noli” në Korçë, Alket Dino.

Ai akuzohet se, merrte para nga studentët në shkëmbin të notave kaluese. Në burg është lënë edhe Xhevi Dervishi, i cili dyshohet se bënte rolin e sekserit mes tij dhe studentëve, që jepnin ryshfet për të marrë notë kaluese.

Seanca e sotme në gjykatë ka zgjatur më shumë se 2 orë, pasi avokatët e dy të arrestuarve kanë kërkuar kohë për t’u njohur me aktet dhe provat e paraqitura nga Prokuroria.

Teksa jepej vendimi, në hyrje të kësaj gjykate ndodheshin edhe familjarët e të arrestuarve, të cilët u shprehën për mediet se, për këtë çështje do të flasë drejtësia. “S’kemi asgjë për të thënë, do të flasë drejtësia. Nuk ka lidhje asgjë me çfarë thuhet”,- u shprehën ata.

Ndërkohë, sapo furgoni që shoqëronte pedagogun u fut në Gjykatë, ata nisën duke shprehur fjalë mbështetëse: “Drejtësia do të fitojë, jemi me ty Alket”.

Dosja hetimore

Në dosjen hetimore janë zbardhur përgjimet telefonike dhe ambientale, prej nga ku mësohet se të dyshuarit kanë komunikuar me njëri-tjetrin.

Sipas dosjes në momentin që sekseri merrte paratë nga studentët, pedagogu bënte ndryshimet e notës.

Nga SPAK janë sekuestruar edhe provimet e studentëve ku ka rezultuar se, ata që jepnin përgjigje pa dhënë një ryshfet nuk merrnin notë kaluese.

Në radhët e studentëve Alket Dino ishte kthyer në “tmerr”, për shkak të notave që vinte në provime. Në sezonin e vjeshtës ai kishte kaluar vetëm 5 studentë.

Skema e korrupsionit

Alket Dino dhe Xhevi Dervishi u arrestuan pranë Fakultetit, teksa iu gjetën edhe një sasi prej 300 eurosh dhe 50.000 lekë, të cilat nga hetimet e kryera dyshohet se i kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga studentët, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Skema e korrupsionit mes pedagogut dhe sekserit është zbardhur brenda pak ditëve nga SPAK. Mësohet se në momentin që sekseri u merrte lekët studentëve, pedagogu u ndryshonte këtyre të fundit notën.

Prokuroria si provë materiale të vlefshme për hetimin ka edhe provimet e disa studenteve, pasi ka rezultuar që edhe ata që kishin dhënë përgjigje për pyetjet nuk kishin marrë notë kaluese.

Pas arrestimit Xhevi Dervishi pranoi fajësinë, pasi tha se, paratë i ndante përgjysmë me profesorin, por më pas nuk foli më. Ndërsa pedagogu Dino, që prej arrestimit nuk e ka pranuar në asnjë moment fajësinë dhe përfshirjen në skemën korruptive për të cilën e akuzon SPAK.

/ GazetaReforma.com/

Etiketa: gjykatapedagogupergjimestudente

Të tjera

Opozita kërkon hetim parlamentar për abuzimet me fondet e BE-së në bujqësi, pas raportit të OLAF
Aktualitet

Opozita kërkon hetim parlamentar për abuzimet me fondet e BE-së në bujqësi, pas raportit të OLAF

Pas refuzimit të mazhorancës për zhvillimin e një mocioni me debat mbi fondet e programit IPARD në bujqësi, opozita ka...

13:55 28/10/2025
Atentat me tritol në Shkodër, plagoset punonjësi i Tatimeve Enea Busukja
Aktualitet

Atentat me tritol në Shkodër, plagoset punonjësi i Tatimeve Enea Busukja

Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur sot qytetin e Shkodrës, duke lënduar punonjësin e Tatimeve, Enea Busukja. Ngjarja ndodhi...

13:38 28/10/2025
Para

Masat anti-Covid/ MSH merr vendimin: Nga 1 tetori, bar-kafetë, restorantet dhe pishinat do të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Opozita kërkon hetim parlamentar për abuzimet me fondet e BE-së në bujqësi, pas raportit të OLAF

Opozita kërkon hetim parlamentar për abuzimet me fondet e BE-së në bujqësi, pas raportit të OLAF

13:55 28/10/2025
Atentat me tritol në Shkodër, plagoset punonjësi i Tatimeve Enea Busukja

Atentat me tritol në Shkodër, plagoset punonjësi i Tatimeve Enea Busukja

13:38 28/10/2025
BIRN: Qeveria drejt legalizimit të lobimit, por kontratat e pagesave mbeten sekrete

BIRN: Qeveria drejt legalizimit të lobimit, por kontratat e pagesave mbeten sekrete

13:14 28/10/2025
14-vjeçarja që po bën histori në mundjen shqiptare, shpallet nënkampione e Ballkanit për moshat U-15

14-vjeçarja që po bën histori në mundjen shqiptare, shpallet nënkampione e Ballkanit për moshat U-15

11:05 28/10/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.