Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ftesa personale edhe miratimi nga FB!

18:05 18/01/2026
Reading Time: 4 min lexim

Nga Irena Beqiraj 

Ndërsa ftesa  e Trump u konsiderua një ftesë  personale nga  Rama , konfirmimi i saj në FB apo media sociale është një tjetër fakt që në Shqipëri politika e jashtme nuk ekziston fare edhe në ministri do të ketë mbetur vetëm sekretarja edhe roja, se ministër edhe specialist  ka kohë që është vetë Rama!

Ndërsa ftesa raportohet se është marrë dërguar në 60 lidera botërorë , vetëm pak prej tyre nxituan të ekzaltoheshin, edhe të shpallnin pranimin në  FB.

Teksti i ftesës është dritarja më e qartë në atë që pretendon të jetë ky projekt. Ajo nuk përshkruan një “forum”, një “grup kontakti” apo një memorandum mirëkuptimi. Ajo thotë në mënyrë të qartë se Bordi i Paqes është krijuar si një “organizatë ndërkombëtare” e re, e qeverisur nga një statut i hapur për “nënshkrim dhe ratifikim”. Këto fjalë nuk janë dekorative. Ato mbartin një kuptim të saktë dhe të pashmangshëm ligjor. Gjuha shkon më tej. Bordi i Paqes përshkruhet si mbikëqyrës i një “Administrate Qeverisëse Kalimtare” një term i  praktikës ndërkombëtare, jo një formulim i rastësishëm.

Bordi nuk është hartuar  specifikisht për Gazën, por si një organ i përhershëm që synon të promovojë “qeverisjen ligjore” dhe “stabilitetin” në zona të shumta konflikti, duke e pozicionuar veten në mënyrë të qartë si një alternativë ndaj institucioneve ekzistuese të OKB-së.
Në Statusin e tij i cili po qarkullon  në mediat serioze ndërkombëtare,   nuk e përmendet Gaza, por flitet për nevojën e një “organi ndërkombëtar më të shkathët dhe efektiv për ndërtimin e paqes”,  i cili do të kryesohet nga vetë Trump.  Ai e përshkruan Bordin e Paqes si “një organizatë ndërkombëtare që kërkon të promovojë stabilitetin, të rivendosë qeverisje të besueshme dhe të ligjshme, dhe të sigurojë paqe të qëndrueshme në zonat e prekura ose të kërcënuara nga konflikti”.

Edhe më i jashtëzakonshëm është përqendrimi i autoritetit .  Kryetarit të Bordit , Donald Trump personalisht, jo zyrës së Presidentit i janë dhënë kompetenca gjithëpërfshirëse mbi emërimet, shkarkimet dhe vendimmarrjen, duke përfshirë autoritetin e vetos.
Sipas deklaratave të Shtëpisë së Bardhë, Bordi i Paqes nuk është një organ i vetëm, por pjesë  e një hierarkie qeverisjeje shumështresore.  Poshtë tij ndodhet një “Bordi Ekzekutiv ”, i kryesuar nga vetë Trump dhe i përbërë kryesisht nga figura politike amerikane, financues dhe drejtues të korporatave përfshirë Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, të dërguarin e Lindjes së Mesme Steve Witkoff, Jared Kushner, CEO-n e Apollo Global Management, Marc Rowan, presidentin e Bankës Botërore Ajay Banga dhe këshilltarin e sigurisë kombëtare Robert Gabriel edhe ish-kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Tony Blair si anëtarin e vetëm jo-amerikan.

Krahas tij është një “Bordi Ekzekutiv i Gazës”, i veçantë, i ngarkuar me mbikëqyrjen e të gjithë aktivitetit në terren në Gaza dhe mbikëqyrjen e një organi teknokratik palestinez të varur, Komitetit Kombëtar për Administrimin e Gazës (NCAG). Statuti i jep kryetarit të Bordit të Paqes personalisht Trump autoritetin jo vetëm për të emëruar dhe shkarkuar SHTETET anëtare të bordit ku vetëm ato që paguajnë 1 miliardë dollarë që vitin e parë mund të kenë një vend të përhershëm , ndërkohë kryetarit ka të drejtë   të krijojë borde dhe struktura shtesë ndihmëse sipas dëshirës.

Kjo nuk është rastësore.  Ajo pasqyron arkitekturën e një organizate ndërkombëtare në fuqi, të kompletuar me nënorgane të zgjerueshme, kontroll ekzekutiv të centralizuar dhe një zinxhir komande të përhershëm.  Kjo është skela institucionale e një sistemi paralel në stilin e OKB-së, jo një mekanizëm i përkohshëm rindërtimi, gjë që na çon te problemi qendror kushtetues.

Si për Amerikën edhe për shtetet e tjera të ftuara, implikimet janë po aq serioze. Sipas shumicës së kushtetutave, ku përfshihet edhe kushtetuta e Shqipërisë traktatet kërkojnë miratim parlamentar. Teksti duhet të jetë publik. Detyrimet duhet të përcaktohen. Nuk ka mekanizëm ligjor për ratifikimin sekret të një traktati  ndërkombëtar. Çdo përpjekje për të anashkaluar kushtetutën do të ishte e kontestueshme  dhe potencialisht e pavlefshme. Organizatat ndërkombëtare janë krijesa të pëlqimit të shteteve jo të individëve.

Ato nuk janë instrumente të autoritetit personal, as nuk janë të dizajnuara ligjërisht për t’i dhënë pushtete sovrane një individi të vetëm. Organizatat ndërkombëtare nuk krijohen me anë të konferencave për shtyp, ose iniciativës apo pëlqimit  individual.  Traktatet ratifikohen. Forumet jo. Deklaratat jo. Memorandumet e mirëkuptimit jo edhe kjo nuk është thjesht proçeduriale.

Kjo shkon në zemër të  demokracisë, kufijve kushtetues dhe sundimit të ligjit dhe ngre një dyshim të fortë  se në emër të shpejtësisë dhe kontrollit, po shohim një përpjekje për të zëvendësuar një sistem ndërkombëtar qoftë edhe “problematik” me një organizatë shumë më pak të përgjegjshme.

E pra, nëse amaneti për një politikë të jashtme të reformuar duhet venë në vend, la ta fillojmë  këtu:
që politika e jashtme nuk është mekanizëm personal siç e ka përdorur deri tani Rama , por një mekanizëm që lidhet me interesat afatgjata të kombit, të cilat nuk mund ti vendosë kursesi  Rama me diskrecion personal, aq më pak duke e konsideruar ftesën personale.

Të tjera

Operacioni i SPAK te call center-at në kullat e Tiranës, 6 të arrestuar, qindra server dhe Ferrari në sekuestro
Aktualitet

Operacioni i SPAK te call center-at në kullat e Tiranës, 6 të arrestuar, qindra server dhe Ferrari në sekuestro

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zhvilluar një operacion të gjerë kundër mashtrimit kompjuterik të kryer...

17:25 18/01/2026
Gjenocid në Iran/ Mjekët flasin për mbi 16 mijë të vrarë dhe qindra mijë të plagosur
Aktualitet

Gjenocid në Iran/ Mjekët flasin për mbi 16 mijë të vrarë dhe qindra mijë të plagosur

Shtypja brutale e protestave antiqeveritare në Iran ka marrë përmasa tronditëse, duke u shndërruar në atë që mjekët e përshkruajnë...

15:06 18/01/2026

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ftesa personale edhe miratimi nga FB!

Ftesa personale edhe miratimi nga FB!

18:05 18/01/2026
Operacioni i SPAK te call center-at në kullat e Tiranës, 6 të arrestuar, qindra server dhe Ferrari në sekuestro

Operacioni i SPAK te call center-at në kullat e Tiranës, 6 të arrestuar, qindra server dhe Ferrari në sekuestro

17:25 18/01/2026
Gjenocid në Iran/ Mjekët flasin për mbi 16 mijë të vrarë dhe qindra mijë të plagosur

Gjenocid në Iran/ Mjekët flasin për mbi 16 mijë të vrarë dhe qindra mijë të plagosur

15:06 18/01/2026
“Bordi i Paqes”, një iluzion i shitur si sukses i Shqipërisë

“Bordi i Paqes”, një iluzion i shitur si sukses i Shqipërisë

21:53 17/01/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.