Presidenti i vendit, Ilir Meta ka komentuar për herë të parë në një deklarata për mediat, ofertën që kryeministrit Edi Rama i ka bërë kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, për të bashkëpunuar në një koalicion qeverisës. Meta ka bërë ironi për këtë ftesë duke thënë se është aq e sinqertë sa marrëveshja e 17 majit.
Presidenti u shpreh se Partia Socialiste dhe Partia Demokratike mund të bëjnë koalicion, por sipas tij është më e ndershme do të ishte që këta ta shpallin para se qytetarët të shprehen me votë. Presidenti nuk ka ngelur pa komentuar dhe marrjen e të dhënave nga Partia Socialiste.
“Ftesa e Ramës është shumë sinqerte siç ka qenë ajo 17 majit, sic kanë qenë të gjithë festat. Përgjigja ime është kjo, ka moral ka legjitimitet cdo koalicion përpara se qytetarët të votojnë. Do të bëjë PS me PD le ta shpallin që tani, që të marrin votëbesim plebishitar.
Duan ta bëjnë PD dhe LSI, le ta bëjnë tani. Duan që të treja të shpallin që tani. Të jeni të sigurt që do ti mundë Bojkeni i vetëm”, tha Meta.
Duke komentuar marrjen e të dhënave nga PS, Kreu i Shtetit tha se “Presidentin e kanë në patronazh një 500 fuksa dhe është i lutmur për këtë gjë.”