Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Fshehu aksidentin ku punëtori humbi syrin, Trifon Murataj i ‘Bana King’ në kërkim

11:57 25/02/2025
Reading Time: 3 min lexim

Biznesmeni problematik Trifon Murataj, pronari i famshëm i kompanisë “Bana King”, është shpallur sërish në kërkim nga policia e Durrësit. Kësaj here jo për kontenierët e dyshimtë që nisin nga Ekuadori drejt Shqipërisë, por për një incident të rëndë në ambientet e kompanisë së tij, ku një punonjës humbi shikimin e njërit sy.

Ngjarja e rëndë, e cila u mbajt e fshehtë për pesë ditë të plota nga kompania, ndodhi më 19 shkurt kur punonjësi 48-vjeçar A.G. u dëmtua rëndë teksa po hapte arkat e bananeve në kontenier. Një bisturi e përdorur për të çarë paketimet e frutave i goditi syrin, duke i shkaktuar dëmtime të pariparueshme që çuan në humbjen e plotë të shikimit.

Sipas burimeve, drejtuesit e kompanisë kanë tentuar ta mbajnë ngjarjen të fshehtë, duke deklaruar fillimisht para policisë se “punonjësi nuk ka njoftuar” dhe se “ishte larguar me një koleg në klinikë private”. Por klinika nuk pranoi ta trajtonte 48-vjeçarin, i cili më pas iu drejtua spitalit shtetëror të Durrësit. Vetëm atëherë, institucionet shëndetësore njoftuan policinë, e cila nisi hetimet për rrethanat e ngjarjes.

Skandali u bë edhe më i madh kur Inspektorati i Punës konstatoi se punonjësi ishte punësuar pa dokumentacionin përkatës, duke rezultuar në një gjobë të konsiderueshme për kompaninë.

Shpallja në kërkim e Muratajt për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” vjen pas një historie të gjatë me aktivitetin e kompanisë së tij. Një person me lidhje të dokumentuara me trafikun e drogës të vazhdojë të operojë lirisht në Shqipëri, madje duke u reklamuar publikisht në çdo kanal televiziv.

Sipas dokumenteve të autoriteteve amerikane anti-drogë (DEA), që nga viti 2014, kompania “Bana King” ka qenë nën vëzhgim të vazhdueshëm si një kanal potencial për trafikimin e kokainës nga Amerika e Jugut në Evropë. Më 9 nëntor 2014, policia e Ekuadorit sekuestroi 33.55 kg kokainë në një kontenier të kompanisë me destinacion Durrësin. Pavarësisht informimit të menjëhershëm të autoriteteve shqiptare nga DEA, asnjë veprim konkret nuk u mor.

Historia u përsërit në 2021, kur u zbuluan 119 kg kokainë në një tjetër kontenier të “Bana King”. Rezultati? Vetëm disa arrestime të figurantëve të vegjël, ndërsa Murataj as nuk u thirr për pyetje.

Ndërsa arkat “humbisnin” në mënyrë misterioze, prezenca mediatike e “Bana King” vetëm rritej. Reklamat e kompanisë mbushnin ekranet televizive, me fytyra të njohura që konkurronin për të promovuar bananet që, sipas autoriteteve amerikane, shërbenin si kamuflazh për një rrjet ndërkombëtar kokaine.

Murataj, pavarësisht dëshmive të shumta që e lidhin me trafikun ndërkombëtar të drogës, ka arritur të operojë i papenguar për një dekadë të plotë. Madje edhe tani, kur është shpallur në kërkim për një incident që rezultoi në dëmtimin e rëndë të një punonjësi, duket se autoritetet shqiptare janë të ngadalta në përgjigjen e tyre.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë së Durrësit, Murataj është shpallur në kërkim që prej datës 18 shkurt, por deri më tani nuk ka asnjë informacion për lokalizimin apo arrestimin e tij. Burime nga policia bëjnë me dije se “vijon puna për kapjen e tij”, por nuk japin detaje të mëtejshme.

Mënyra se si Murataj ka arritur të shmangë hetimet serioze dhe të vazhdojë biznesin e tij pavarësisht provave të forta për përfshirje në aktivitete kriminale ngre pyetje të thella për rrjetin e tij të ndikimit në institucionet shqiptare.

Etiketa: Bana Kingkokainepunonjesireformaeditorialtrifon murataj

Të lidhura

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren
Aktualitet

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në kilometrin e 7-të të autostradës “Ibrahim Rugova”, në segmentin...

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin
Aktualitet

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

Pas tre ditësh kërkimesh, është gjetur i pajetë 71-vjeçari L.G nga fshati Kamenicë. Humbja e tij ishte raportuar nga bashkëshortja,...

21:34 14/05/2025
Para
Sulmet e Veliajt ndaj Olsi Dados/ KLP: Cënojnë procesin gjyqësor

Sulmet e Veliajt ndaj Olsi Dados/ KLP: Cënojnë procesin gjyqësor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

21:34 14/05/2025
A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

21:22 14/05/2025
Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë

Votat në Tiranë/ PS merr 19 mandate dhe PD 13, ja cilët deputetë shkojnë në Kuvend

21:18 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.