Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Frrok Çupi: S’kishim shtëpi as sa për t’u grindur e jo më për burg

Opinion nga Frrok Çupi

15:44 30/12/2023
Reading Time: 3 min lexim

Babai, Saliu, i mësoi ‘këlyshët’ që të gjuajnë për gjah që në vegjëli. Kur u hap dyqani i PD, të bijtë i kishte ende fëmijë, por u mësoi erën e parasë. Shkëlzeni, i biri, i cili pret burgun për vrasjet në Gërdec, deklaroi se ‘me ministrin Mehdiu kam miqësi që në moshën 14 vjeç’. Me të gjithë ministrat hyri në miqësi, si në rrugën e Qumështit drejt korrupsionit e krimit, që në fëmijëri.

 

Tani, në këtë kohë bollëku, në një shtëpi jetojnë katër vetë gati për në burg.

 

Ky është densiteti më i lartë në botë i kriminelëve për metër katror: Babai, biri, bija dhe e ëma…, ndërsa dhëndri ka shkuar para tyre.

 

Katër të parët janë edhe grupi familjar i të dëbuarve nga Shtetet e Bashkuara dhe Europa si persona që mund të ndotin tokën e bekuar të Perëndimit.

 

Rekordi botëror i katër kriminelëve në një familje, po të ishte në të kaluarën para ’90, i bie që një prej anëtarëve të jetonte në dhjetë metra katror. Sot ligjet e të Drejtave të Njeriut nuk lejojnë që një i burgosur, edhe i rrezikshmërisë së lartë, të jetojë në një sipërfaqe kaq të ngushtë. Po vallë çfarë ka ndodhur që në këtë epokë të Drejtash, fati i zi e sjell që në një vend si Shqipëria, katër të dënuar me rrezikshmëri të lartë, të ndodhen në një familje?

 

 

Familja Berisha, që derisa u neutralizua nga ligjet dhe nga aleatët e mëdhenj, qysh se i hyri rrugës së krimit kundër popullit që e dhunoi pa masë, që atëherë nisi të mendojë për ‘burgun’. Nga një apartament me dy dhoma e kuzhinë në Brrakë, Familja nisi të zgjerohet. Fillimisht me nga një shtëpi luksoze për kokë; pastaj me vila, pastaj me apartamente pa fund, pastaj me 17 pallate në mes të Tiranës, pastaj me gjysmën e Shqipërisë të hipotekuar për vete, pronat nisin nga deti deri te kodrat që ia vodhën Shën Pjetrit. Më në fund secili pronar në një shtet luksoz: djali Suedinë, vajza Holandën, dhëndri Gjermaninë, e ëma Beogradin.

 

Baba Saliu do të ruante shtëpinë, derisa të vdiste ushtria e tij e PD.

 

Tani ja ku janë, presin të ndërrojnë ‘shtëpinë’ nga rruga e Salës për te shkolla ‘Harry Fulz’. Edhe atje sa për fillim, një nga një. Në librin ‘Guinness’ fenomeni do të njihet si ‘densiteti më i lartë i personave kriminalë në një familje’.

 

Krimi, si një akt i rrezikshëm për shoqërinë njerëzore, i ndaluar dhe i dënueshëm nga ligji, ka hierarki. Edhe familja Berisha brenda të të njëjtit krim, ka hierarkinë e vet, shkallë-shkallë. Prandaj duket se edhe një apartament mund të strehojë disa autorë krimi: Kat më kat.

 

Hierarkia:

 

Babai, Saliu, i mësoi ‘këlyshët’ që të gjuajnë për gjah që në vegjëli. Kur u hap dyqani i PD, të bijtë i kishte ende fëmijë, por u mësoi erën e parasë. Shkëlzeni, i biri, i cili pret burgun për vrasjet në Gërdec, deklaroi se ‘me ministrin Mehdiu kam miqësi që në moshën 14 vjeç’. Me të gjithë ministrat hyri në miqësi, si në rrugën e Qumështit drejt korrupsionit e krimit, që në fëmijëri. Ndërsa i ati u ngjit në karrierën e kreut të shtetit, por në fakt poshtë shkallëve endi si mëndafsh organizatën familjare- qeveritare të mafies.

 

E bija, herë më lart e herë nën të vëllanë si besim e si leitnante, e ndieu më mirë erën e ‘gjahut’. Ajo ngriti zyra ‘këshillimi’ ku mblidhte miliona dhe zaptonte toka. Tani po pret të dalë në krye të hierarkisë. Është e vetmja nga familja që nuk e ka të afërm burgun; para se të shkojë vetë ka nisur të shoqin për atje dhe vetë do të bëjë rolin e burrneshës.

 

E ëma i qëndron larg publikut, si gjithnjë. Por është ‘mastermind’ e gjithë densitetit të familjes- burg. Po të ishim në periudhën e shtëpive të vogla, organizatat botërore të të drejtave të të burgosurve do të kishin protestuar.

 

Ismail Kadare, atëherë pat shkruar se ‘n’apartamentin tonë nuk kemi vend as ku të grindemi’.

Të lidhura

Votat e diasporës, mbërrin ngarkesa e fundit me fletët e votimit në Parkun Olimpik
Kryesore

Votat e diasporës, mbërrin ngarkesa e fundit me fletët e votimit në Parkun Olimpik

Ngarkesa e fundit me votat e diasporës ka mbërritur në Shqipëri pak minuta përpara orës 19:00, orari zyrtar i mbylljes...

19:08 11/05/2025
Incident në QV, një person i dehur shkon për të votua
Aktualitet

Incident në QV, një person i dehur shkon për të votua

Incidentet e pazakonta kanë shoqëruar procesin zgjedhor në disa zona të vendit. Në Paskuqan, një qytetar në gjendje të dehur...

19:02 11/05/2025
Para
Horoskopi sot, 21 korrik 2022

Horoskopi sot, 31 dhjetor 2023

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Votat e diasporës, mbërrin ngarkesa e fundit me fletët e votimit në Parkun Olimpik

Votat e diasporës, mbërrin ngarkesa e fundit me fletët e votimit në Parkun Olimpik

19:08 11/05/2025
Incident në QV, një person i dehur shkon për të votua

Incident në QV, një person i dehur shkon për të votua

19:02 11/05/2025
Mbyllet etapa e tretë dhe e fundit e “Giro d’Italia” në Shqipëri

Mbyllet etapa e tretë dhe e fundit e “Giro d’Italia” në Shqipëri

18:09 11/05/2025
Iu merrnin lekë qytetarëve për parkimin e makinave pa pagesë, arrestohen 2 persona

Përplasen dy fise jashtë qendrës së votimit në Fushë Milot

17:47 11/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.