Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Fqinji i zhvarrosi eshtrat e fëmijëve, 60-vjeçarja: Më kërcënoi

14:55 21/04/2025
Reading Time: 3 min lexim
Free image/jpeg, Resolution: 5666x4007, File size: 476Kb, silhouette of pair man woman conflict

Free image/jpeg, Resolution: 5666x4007, File size: 476Kb, silhouette of pair man woman conflict

Një histori prekëse është rrëfyer në emisionin “Me Zemër të Hapur”, ku një grua 60-vjeçare ka ndarë dhimbjen e thellë që mban prej vitesh, jo vetëm për humbjen e dy fëmijëve të saj, por edhe për zhdukjen misterioze të eshtrave të tyre.

Ajo ka deklaruar se ndodhet prej kohësh në konflikt të vazhdueshëm me një fqinj, i cili sipas saj, ka uzurpuar një pjesë të tokës që ajo e kishte trashëguar nga i ati dhe që shërbente si vendvarrim për dy fëmijët e saj të ndjerë.

Sipas rrëfimit, tragjeditë e saj nisën në vitin 1997 kur humbi fëmijën e parë gjatë muajit të tetë të shtatzënisë për shkak të një aksidenti gjatë punëve të fshatit. Fëmija i dytë ndërroi jetë në vitin 2002, pas një incidenti tjetër tragjik kur ajo pësoi një rrëzim teksa mbante misër në kurriz.

Të dy fëmijët u varrosën në një copë toke pranë kishës, dhe gjithçka ka qenë në rregull deri në vitin 2018, kur konflikti me fqinjin ka marrë përmasa dramatike.

Gruaja pretendon se pas një fatkeqësie në familjen e fqinjit, ku ai humbi djalin 14-vjeçar, ky i fundit ka varrosur fëmijën e tij pikërisht në të njëjtin vend ku ndodheshin varret e fëmijëve të saj.

Ajo shprehet se më pas është kërcënuar me jetë nga fqinji, nëse do tentonte të prekte varrin apo të kërkonte zhvendosjen e eshtrave të saj.

Më tragjike bëhet situata kur gruaja tregon se është njoftuar se eshtrat e fëmijëve të saj janë hedhur në një kanal nga vetë fqinji, dhe se ajo nuk ka më asnjë informacion për vendndodhjen e tyre.

Me lot në sy, ajo i bën thirrje institucioneve të ndërhyjnë dhe të rivendosin drejtësinë, në mënyrë që të mund t’i japë fund këtij makthi dhe të ketë një vend ku të qajë fëmijët e saj.

“Unë aktualisht kam 4 fëmijë. Në vitin 1997 humba fëmijën e parë kur isha 8 muajshe shtatzënë pasi po punoja punët e fshatit. E njëjta gjë ndodhi edhe me fëmijën e dytë në vitin 2002 sepse po mbaja misir në kurriz. Në atë moment jam rrëzuar në tokë dhe pashë që fëmija ishte goditur. Ka ardhur mamaja ime, dhe më ka transportuar me një karrocë dore deri në shtëpi.

Unë i kam varrosur të dy fëmijët në tokën e kishës dhe gjithcka ishte normale deri në vitin 2018.  Unë kam një konflikt përvec varrit, por edhe për tokën me fqinjin pasi e kam të trashëguar nga babai. Ai është hakmarrë për këtë gjë, sepse edhe para disa kohësh ishte konfliktuar me djalin tim. Unë e kam dëgjuar ngjarjen një ditë që ai kishte humbur djalin e tij 14-vjeç dhe shkova në varrim së bashku me nënën. Më pas më morën në telefon dhe më lajmëruan se ai e kishte varrosur djalin tek vendi ku unë kisha varrosur dy fëmijët e mi. Ai kishte kërcënuar se do na vriste nëse do tentonim t’i lëviznim nga aty. Fqinji i ka marrë eshtrat e fëmijëve dhe i ka zhvendosur. Ai më tha se eshtrat i kishte hedhur në kanal. Unë kërkoj drejtësi nga institucionet.” tha ajo

Etiketa: Fqinjikonflikt

Të lidhura

Samiti i BE në Tiranë, cilat janë rrugët që do të “paralizohen”
Aktualitet

Samiti i BE në Tiranë, cilat janë rrugët që do të “paralizohen”

Në datat 15 dhe 16 maj, Tirana do të mirëpresë Samitin e Komunitetit Politik Europian, me pjesëmarrjen e liderëve nga...

16:57 13/05/2025
Dyshohet se konsumoi medikamente, dërgohet në spital 17-vjeçarja në Përmet
Aktualitet

Dyshohet se konsumoi medikamente, dërgohet në spital 17-vjeçarja në Përmet

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Këlcyrë, ku një gjimnaziste 17-vjeçare me inicialet L. Sh. ka tentuar të...

16:39 13/05/2025
Para
Atentati në Lezhë, kjo është makina që dyshohet se kanë përdorur autorët

Atentati në Lezhë, kjo është makina që dyshohet se kanë përdorur autorët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Samiti i BE në Tiranë, cilat janë rrugët që do të “paralizohen”

Samiti i BE në Tiranë, cilat janë rrugët që do të “paralizohen”

16:57 13/05/2025
Dyshohet se konsumoi medikamente, dërgohet në spital 17-vjeçarja në Përmet

Dyshohet se konsumoi medikamente, dërgohet në spital 17-vjeçarja në Përmet

16:39 13/05/2025
Numërohen gjysma e kutive, ja ndarja e votave dhe mandateve

Rezultatet e deritanishme në rang kombëtar nga numërimi i votave në 12 qarqe

16:13 13/05/2025
Tensione te shkolla ‘Sami Frashëri’, shpallen të pavlefshme disa fletë votimi

Tensione te shkolla ‘Sami Frashëri’, shpallen të pavlefshme disa fletë votimi

16:01 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.