Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

FOTO+VIDEO/ ‘Bredhi i Hotovës’, parku natyror i rrallë që më shumë se nga sharra, rrezikohet nga Zamir Dedej  

16:12 31/10/2020
Reading Time: 4 min lexim

Shqipëria ka një numër jo të vogël parqesh kombëtare natyrore por duket se këto rezultojnë vetëm në letra dhe inventarë ministrish, pasi në realitet një pjesë e tyre si ai i Shebenikut, Lurës, apo pyjet e Kolonjës, janë kthyer në ‘parajsa’ të trafikantëve të lëndës drusore.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit që ka për detyrë jo vetëm t’i kontrollojë e të kujdeset, por dhe mbrojë e të investojë në to, në fakt vetëm sa mjaftohet më fonde minimale të cilat edhe ato ua jep shoqatave të çuditshme që nuk realizojnë asnjë punë.

Në shumë raste madje, Ministria e Turizmit me anë të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura bën “akrobacira” me zonat e mbrojtura dhe parqet, duke i nxjerrë ose futur në listat e saj, sipas interesave dhe orekseve të individëve apo kompanive të caktuara private, që shfrytëzojnë mungesat e ligjit apo njohjet me zyrtarët.

Rasti konkret është ai i parkut kombëtar “Bredhi i Hotovës” në Përmet, i cili edhe pse një mrekulli natyrore me vlera të rralla, përsëri është lënë në mëshirë të autoriteteve, si dhe të kompanive që po e shkatërrojnë duke prerë dru në këtë pyll.

Vet kreu i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Zamir Dedej, pas një aktiviteti që ka zhvilluar aty, vetëm sa ka premtuar me “do të”, në lidhje me mbrojtjen e këtij parku. Madje Dedej, ka deklaruar me gojën e tij se, aty ende nuk ka përfunduar largimi ose ndalimi i kompanive që shfrytëzojnë këtë resurs natyror të rrallë për përfitime personale.

Vetëm një ditë më parë “Gazeta Reforma” botoi një investigim me dokumente, se si kreu i AKZM-së, Dedej, në vite me radhë i kishte kaluar fonde dhe projekte prej qindra miliona lekësh shoqatës së tij “INCA”.

Por sot jemi ndalur tek parku i “Bredhit të Hotovës” për të cilin Agjencia e drejtuar nga Dedej, nuk po bën asgjë për ruajtjen e tij, por vetëm konstaton dhe shënon në letër.

Parku i rrallë

“Bredhit të Hotovës”  një prej parqeve më të rrallë natyrorë në Shqipëri po njeh një rritje të numrit të botës shtazore që e popullon atë, si dhe një interes të lartë prej vizitorëve.

Parku ka sfida në rritje menaxhimin, për shkak të sipërfaqes së gjerë prej rreth 1200 ha, sipërfaqe që mbrohet nga rojtarë pyjorë në numër minimal, me një raport prej 1 rojtar për rreth 800 ha zonë e mbrojtur.

Bredhi i Hotovës shtrihet mes lartësive 800 dhe 1600 m në bashkinë e Përmetit dhe përveç bredhit maqedonas, ai është edhe habitati i ilqes, mjedrës, dëllinjës, shkozës, panjës.

Pylli strehon kafshë të rralla si ariu i murrmë, rrëqebulli, derri i egër, ujku, dhelpra e ketri ndërsa krenohet me praninë e kaprollit që vizitorët mund ta ndeshin me sy të lirë në thellësi të pyllit.

Justifikimet e Dedejit

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, nga parku i Hotovës tha se ende popullsia që përfiton prej parkut duhet të ndërgjegjësohet për mbrojtjen e tij ndërsa duhet të marrin fund edhe ndërhyrjet e paligjshme prej bizneseve.

Por sipas tij, parku nuk ka regjistruar raste të prerjeve të paligjshme apo edhe të gjuetisë si në zona të tjera të rralla natyrore në Jug, si: Zagoria, lugina e Vjosës etj., që po përballen me problemin e prerjeve dhe gjuetisë së paligjshme edhe atë të ndotjes masive.

Por vet Dedeji ka dalë zbuluar pasi edhe për këto zona është pikërisht Agjencia e tij që duhet të përgjigjet si para shtetit ashtu dhe para ligjit për mos mbajtjen e përgjegjësisë, apo mos kryerjen e punëve.

Kohët e fundit në parkun “Bredhi i Hotovës” , një financim i përbashkët i “Cooperazione Italiana” dhe qeverisë shqiptare i ka mundësuar shoqatës italiane “AICS”, një program (projekt) lokal që sjell banorët më afër këtij aseti kombëtar dhe i bën ata përtifues përmes nxitjes së iniciativave turistike.

Sipas përfaqësuesit italian të programit, Giovanni Timillero, ky projekt po transferohet këtu pasi është aplikuar me sukses tek disa komunitete në Itali dhe prej tij, njerëzit dhe ofruesit e shërbimeve brenda territorit të parkut do jenë në qendër të programit.

Deri tani, për këtë projekt të përbashkët, ku është përfshirë edhe Agjencia e Dedejti, nuk ka asnjë informacion apo dokument mbi të dhënat dhe financimet e tij.

 

 

/Video: TCh/ GazetaReforma.com/

 

 

Etiketa: Bredhi i Hotovësnatyraparkurrezikzamir dedej

Të tjera

Horoskopi sot: 7 Gusht 2025
Horoskopi

Horoskopi sot: 7 Gusht 2025

DASHI Keni energji në anën tënde, por tani ke nevojë edhe për drejtim. Ke qenë impulsiv në disa vendime, por...

07:57 07/08/2025
A po shembet perandoria e Ermal Beqirit në AKSHI? Rikthimi i Gerond Meçes sinjalizon fundin e një epoke në tenderat e teknologjisë
Aktualitet

A po shembet perandoria e Ermal Beqirit në AKSHI? Rikthimi i Gerond Meçes sinjalizon fundin e një epoke në tenderat e teknologjisë

Zhvillimet e fundit në sektorin publik të teknologjisë së informacionit në Shqipëri tregojnë qartë se monopoli i gjatë i Ermal...

23:04 06/08/2025
Para

Tërmeti në Greqi, flet 14-vjeçari shqiptar:"Gjithçka do të shkojë mirë"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Asgje për t’u çuditur me çmimet në jug!

Asgje për t’u çuditur me çmimet në jug!

22:15 07/08/2025
Zaptohet hapësira publike në mes të Tiranës/ Kulla 18-katëshe me firmën e Ramës zhduk trotuaret pranë ish-Ekspozitës dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Zaptohet hapësira publike në mes të Tiranës/ Kulla 18-katëshe me firmën e Ramës zhduk trotuaret pranë ish-Ekspozitës dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

19:25 07/08/2025
Izraeli planifikon marrjen e plotë të kontrollit të Gazës!

Izraeli planifikon marrjen e plotë të kontrollit të Gazës!

19:02 07/08/2025
Syri i Kaltër përballet me abuzime të vazhdueshme, institucionet heshtin

Syri i Kaltër përballet me abuzime të vazhdueshme, institucionet heshtin

18:40 07/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.