Bora Rasha, motra e të ndjerit Klodian Rasha, i cili u ekzekutua nga forcat policore, qëndron në ballë të protestës përpara kryeministrisë.
Ajo ka pasur momente dobësie dhe është ndihmuar nga të rinjtë e tjerë. Pavarësisht ndërhyrjes së forcave speciale, të rinjtë e revoltuar nuk janë zmbrapsur.
Ata duken shumë të vendosur dhe të zemëruar me forcat e rendit.
Siç shihet edhe në foton e mëposhtme, vajza është rrëzuar dhe ndodhet në tokë, ndërkohë që policia e ka rrethuar.
Disa efektivë dhe protestues janë afruar tek motra e Rashës për t’i dhënë ndihmën e parë.
/GazetaReforma.com/